KUJDES!
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ndërprerjes së
rrymës elektrike dhe nëse
kjo ndërprerje ka zgjatur më
shumë se vlera e shfaqur në
pllakëzën e specifikimeve te
“koha në rritje”, ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet
menjëherë, më pas të ftohet
dhe të rivendoset në ngrirje.
Shikoni kapitullin "Alarmi i
temperaturës së lartë".
5.3 Shkrirja
Ushqimet e ngrira ose të ngrira shumë,
përpara se të konsumohen, mund të
shkrihen në frigorifer ose brenda një
qeseje plastike nën ujë të ftohtë.
Ky veprim varet nga koha në dispozicion
dhe lloji i ushqimit. Copëzat e vogla të
ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa
janë ende të ngrira.
5.4 Prodhimi i kubeve të
akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë vasketa të posaçme për
prodhimin e kubave të akullit.
Mos përdorni vegla metalike
për të hequr vasketat nga
ngrirësi.
1. Mbushini këto vasketa me ujë.
2. Vendosni vasketat e akullit në
dhomën e ngrirësit.
5.5 Akumulatorët e ftohtësisë
Kjo pajisje përmban akumulatorë
ftohtësie që zgjatin kohën e ruajtjes, në
rast shkëputjeje të energjisë elektrike
apo të ndonjë avarie.
Për të garantuar performancën optimale
të akumulatorëve, vendosini ato në
zonën e sipërme të përparme të pajisjes.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
6.1 Si të kursejmë energjinë
• Konfigurimi i brendshëm i pajisjes
është ai që siguron përdorimin më
efikas të energjisë.
• Mos i hiqni akumulatorët e ftohtë nga
koshi i ngrirjes.
• Mos e hapni shpesh derën ose mos e
lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet.
• Sa më të ftohta parametrat e
temperaturës, aq më i lartë konsumi i
energjisë.
• Sigurohuni që të ketë ventilim të mirë.
Mos i mbuloni rrjetën ose vrimat e
ventilimit.
• Sigurohuni që produktet ushqimore
brenda pajisjes të lejojnë qarkullimin e
ajrit përmes vrimave të dedikuara në
fund të pjesës së brendshme të
pajisjes.
6.2 Këshilla për ngrirje
• Aktivizoni funksionin Frostmatic të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin brenda ndarjes së ngrirjes.
• Përpara ngrirjes, mbështilleni dhe
izolojeni ushqimin në: letër alumini,
letër ose qese plastike, kuti hermetike
me kapak.
• Për ngrirje dhe shkrirje më efikase
ndajini ushqimet në porcione të vogla.
• Rekomandohet që të gjitha
ushqimeve të ngrira t’u vendosni
etiketa dhe data. Me këtë do të mund
të identifikoni ushqimet dhe do të dini
se kur duhet të përdoren përpara se
të prishen.
• Ushqimet duhet të jenë të freskëta
përpara se të ngrijnë për të ruajtur
cilësinë e mirë të ushqimit.
Veçanërisht, frutat dhe zarzavatet
duhet të ngrihen pasi të mblidhen për
të ruajtur të gjitha vlerat e tyre
ushqyese.
• Mos i ngrini shishet ose kënaçet me
lëngje, veçanërisht pijet që përmbajnë
SHQIP
65