www.electrolux.com
118
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera� Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh�
4.
MIRËMBAJTJA
Kujdes!
Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke
ulur siguresës e përgjithshme të banesës�
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë� Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes�
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese� MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes!
Mosrespektimi i rregullave të
pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit
të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes
që të zbatoni udhëzimet e dhëna�
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme�
4.1 Filtri antiyndyrë -
Filtri antiyndyrë
metalik duhet të pastrohet një herë në muaj
me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me
makinë larëse me temperaturë të ulët dhe
me cikël të shkurtër� Kur lahet në makinë
larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të
çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit
nuk ndryshojnë aspak�