18
Vënia në punë
• Rrotullimi i konektorëve
• Hiqni kapakun plastik mbrojtës nga lidhja e ajrit të kompresuar (A).
• Mbështillni filetot e konektorit (B) me ngjitës teflon.
• Vidhosni pipthin me shtypje në lidhjen e ajrit të kompresuar.
Lubrifikimi
Për shmangien e dëmtimeve nga fërkimet dhe gërryerja, është i nevojshëm procesi i lub-
rifikimit. Veglat pneumatike duhet të vajisen gjatë jetëgjatësisë së tyre. Ju këshillojmë të
përdorni një vaj të posaçëm për ajër të kompresuar.
Kujdes! Veglat me ajër të kompresuar, të cilat nuk vajisen rregullisht gjatë përdorimit,
pësojnë defekt si pasojë e punës në të thatë. Në këtë rast nuk mund ta kërkoni të drejtën
e garancisë.
Pasi të mbaroni punë me veglën me ajër të kompresuar, vajiseni atë sërish, veçanërisht
nëse nuk do ta përdorni më pajisjen për një kohë të gjatë.
Mundësitë e lubrifikimit:
• Lubrifikues me spërkatje
Një njësi e kompletuar mirëmbajtjeje përmban një lubrifikues me spërkatje dhe lidhet
në kompresor.
• Manual
Nëse nuk keni një lubrifikues me spërkatje duhet të shtoni manualisht në lidhjen e ajrit
të kompresuar 3-5 pika nga vaji i posaçëm, para çdo vënieje në punë të veglës me ajër
të kompresuar.
Vajiseni veglën me ajër të kompresuar pas përfundimit të punës me të si dhe në rast se
nuk do ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë.
Presioni dhe vëllimi i ajrit
TPajisja me ajër të kompresuar duhet të punojë me një presion prej 6,3 bar. Një presion
më i madh se presioni maksimal i lejuar prej 7 bar mund ta mbingarkojë pajisjen, çka
mund të shkaktojë një konsumim të lartë dhe dëmtime në pajisje. Kur vendosni presio-
nin e ajrit, mbani parasysh që presioni në një tub me gjatësi 10 m, bie me rreth 0,6 bar.
Lidhja e ajrit të kompresuar
• Ø i këshilluar i linjës së ajrit të kompresuar 10 mm nga brenda. Një diametër më i vogël
mund të shkaktojë humbje fuqie.
• Pa përdorimin e një njësie mirëmbajtjeje me shkarkim të ujit të kondensuar, jetëgjatë-
sia e pajisjes reduktohet. Lagështia në ajrin e kompresuar mund të shkaktojë gërryerje
në pajisje.
1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster.indd 18
21.07.16 12:47
Summary of Contents for ProfiAir DNE 1
Page 13: ...12 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 12 21 07 16 12 47 ...
Page 20: ...19 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 19 21 07 16 12 47 ...
Page 41: ...40 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 40 21 07 16 12 47 ...
Page 54: ...53 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 53 21 07 16 12 47 ...
Page 61: ...60 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 60 21 07 16 12 47 ...
Page 68: ...67 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 67 21 07 16 12 47 ...
Page 75: ...74 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 74 21 07 16 12 48 ...
Page 82: ...81 A B 1231681_ BDA_ProfiAir_DNE_1_DL_Nadelentroster indd 81 21 07 16 12 48 ...