106 / SQ
Aspirator sobe / Manuali i përdorimit
1
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
dhe mjedisin
•
Fikeni sobën para se të hiqni
tiganin, tenxheren, etj. nga soba.
•
Mos lini vaj të nxehtë mbi sobë.
Lavastoviljet që kanë vaj të nxehtë
mund të shkaktojnë zjarr.
•
Për shkak se vaji mund të marrë
flakë kur piqni disa ushqime të
caktuara, kushtojini kujdes të
veçantë perdeve dhe leckave të
tavolinave.
•
Sigurohuni që filtrat e pajisjes të
ndërrohen në kohën e duhur.
•
Mosndërrimi i filtrave përbën
rrezik zjarri për shkak të yndyrës
së akumuluar në ta.
•
Mos përdorni materiale filtrash
rezistente ndaj zjarrit në vend të
filtrave të zakonshëm.
•
Mos e përdorni pajisjen pa filtër
dhe mos i hiqni filtrat kur pajisja
është e ndezur.
•
Në rast zjarri, shkëputni nga
korrenti aspiratorin dhe pajisjet e
gatimit. (Shkëputeni pajisjen ose
fikni çelësin kryesor).
•
Nëse pastrimi periodik i produktit
tuaj nuk bëhet në kohë, mund të
ketë rrezik zjarri.
•
Shkëputeni pajisjen para se të bëni
punë në të. (Shkëputeni pajisjen
ose fikni çelësin kryesor).
•
Nëse aspiratori përdoret
njëkohësisht me pajisjet që
kanë karburante të tjera përveç
elektricitetit, presioni negativ në
dhomë nuk duhet t'i kalojë 4 Pa (4
x 10 bar).
•
Vatrat me karburant si për
shembull sistemet e ngrohjes
së dhomës që janë në të njëjtin
ambient me produktin tuaj
duhet të jenë të izoluara komplet
nga sistemi i shkarkimit të këtij
produkti ose duhet të jenë të
izoluara hermetikisht.
•
Kur lidhni një tub daljeje, përdorni
tuba me diametër 150 mm ose 120
mm.
•
Gjatësia e tubit lidhës si edhe
numri i pjesëve L duhet të jetë sa
më i vogël të jetë e mundur.
•
Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen.
•
Për siguri, përdorni një siguresë
”MAX 6 A” në sistemin e aspiratorit
të sobës.
•
Për shkak se materialet e paketimit
mund të jenë të rrezikshme,
mbajini larg fëmijëve.