Urime për zgjedhjen tuaj!
Arka ngrirëse të cilën e keni blerë gjendet në spektrin e
produkteve BEKO dhe përfaqëson një bashkim harmonik të
teknikës së ngrirjes me pamjen estetike. Ka një disenjo të ri
tërheqës dhe është e konstruktuar sipas normave europiane
dhe ndërkombëtare, të cilat garantojnë funksionimin e saj dhe
vetitë e sigurisë. Njëkohësisht, mjeti ftohës që përdoret, R600a,
është ekologjik dhe nuk dëmton shtresën e ozonit.
Për ta përdorur ngrirësin tuaj më së miri, ju rekomandojmë të
lexoni me kujdes informacionet në këto udhëzime përdorimi.
Këshilla për riciklimin e aparatit tuaj të vjetër
Në qoftë se aparati juaj i sapoblerë zëvendëson një aparat më
të vjetër, duhet të kini parasysh disa aspekte.
Aparatet e vjetra nuk janë hekurishte pa vlerë. Kthimi i tyre për
riciklim jo vetëm e ruan mjedisin, por edhe mundëson nxjerrjen
e lëndëve të para të rëndësishme.
Bëjeni aparatin tuaj të vjetër të papërdorshëm:
- shkëputeni aparatin nga burimi i energjisë;
- hiqni kabllon elektrike (priteni);
- hiqni bravat eventuale nga dera për të mënjanuar mundësinë
e bllokimit të fëmijëve që luajnë brenda, dhe të rrezikimit të
jetës së tyre.
Frigoriferët përmbajnë materiale izoluese dhe mjete ftohëse, të
cilave u duhet një riciklim i mirëfilltë.
Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës
së blerjes së produktit
50
Ky aparat nuk parashikohet për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie, përderisa nuk mbikëqyren ose
udhëzohen për përdorimin e aparatit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët
duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me aparatin.
AL
Udhëzime për përdorim