Përdorimi i produktit
24 /32 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
5.16 Ngrirja e ushqimeve
të freskëta
t
Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, artikujt
ushqimorë të vendosur në ndarjen e
ngrirësit duhet të ngrijnë sa më shpejt të
jetë e mundur - përdorni ngrirjen e shpejtë
për këtë gjë.
t
Ngrirja e ushqimeve kur janë të freskëta
do të zgjasë kohën e ruajtjes së tyre në
ndarjen e ngrirësit.
t
Paketojini ushqimet në pako të izoluara nga
ajri dhe mbyllini mirë.
t
Sigurohuni që ushqimet të jenë të
paketuara para se t'i vendosni në ngrirës.
Përdorni mbajtëse për ngrirësin, letër
alumini, letër kundër lagështisë, qese
plastike ose paketime të ngjashme në vend
të letrës tradicionale të paketimit.
C
Akulli në ndarjen e ngrirjes shkrihet
automatikisht.
t
Shënojeni çdo pako ushqimesh duke
shënuar datën në paketim para se t'i ngrini.
Kjo do t'ju lejojë të përcaktoni freskinë e
secilës pako sa herë që hapni ngrirësin.
Mbajini përpara ushqimet më të vjetra për
të garantuar që do të përdoren të parat.
t
Ushqimet e ngrira duhet të përdoren
menjëherë pas shkrirjes dhe nuk duhet të
ngrijnë përsëri.
t
Mos shkrini sasi shumë të mëdha
ushqimesh në të njëjtën kohë.
Përcaktimi i
temperaturës
së ndarjes së
ngrirësit
Përcaktimi i
temperaturës
së ndarjes së
ftohësit
Detajet
-18°C
4°C
Ky është parametri i paracaktuar i rekomanduar.
-20,-22 ose
-24°C
4°C
Këta parametra rekomandohen kur temperaturat e ambientit
kalojnë 30°C.
Ngrirja e
shpejtë
4°C
Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të
shkurtër. Kur të mbarojë procesi, produkti do të rikthehet në
pozicionin e tij.
-18°C ose më i
ftohtë
2°C
Përdorni këta parametra nëse besoni se ndarja e ftohësit
nuk është e ftohtë sa duhet për shkak të temperaturës së
ambientit ose nga hapja e shpeshtë e derës.
5.17 Rekomandimet për ruajtjen
e ushqimeve të ngrira
Ndarja duhet të caktohet të paktën në -18°C.
1.
Vendosini ushqimet në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur për të shmangur
shkrirjen e tyre.
2.
Para se t'i ngrini, kontrolloni “Datën e
skadimit” paketim për t'u siguruar që nuk
kanë skaduar.
3.
Sigurohuni që paketimi i ushqimit nuk
është i dëmtuar.