Përdorimi i produktit
25/32SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
5.18 Detajet për ngrirjen e thellë
Sipas standardeve IEC 62552, ngrirësi duhet të
ketë kapacitetin për të ngrirë 4,5 kg ushqime
në -18°C ose në temperatura më të ulëta në
24 orë për çdo 100 litra vëllim të ndarjes së
ngrirësit.
Ushqimet mund të ruhen për periudha të gjata
vetëm në -18°C ose në temperaturë më të
ulët.
Mund t'i mbani ushqimet të freskëta për muaj
të tërë (në grirje të thellë ose në temperatura
nën -18°C ).
Ushqimet që do të ngrini nuk duhet të bien në
kontakt me ushqimet e ngrira në brendësi për
të shmangur shkrirjen e pjesshme.
Ziejini perimet dhe filtrojeni ujin për të zgjatur
kohën e ruajtjes në ngrirje. Vendosini ushqimet
në paketime të izoluara nga ajri pas filtrimit dhe
vendosini në ngrirës. Bananet, domatet, sallata,
selinoja, vezët e ziera, patatet dhe ushqime të
tjera të ngjashme nuk duhet të ngrihen. Në rast
se këto ushqime kalben, kjo do të ketë ndikim
negativ vetëm në vlerat ushqimore dhe cilësitë
e shijeve. Kalbja nuk do të jetë një rrezik për
shëndetin njerëzor.
5.19 Vendosja e ushqimeve
Raftet e
ndarjes së
ngrirësit
Ushqimet e ndryshme të
ngrira si mishi, peshku,
akullorja, perimet, etj.
Raftet e
ndarjes së
ftohësit
Ushqimet në vazo, pjata
e mbuluara dhe kuti me
kapak, vezë (në kuti me
kapak)
Raftet e
derës së
ndarjes së
ftohësit
Pije dhe ushqime të vogla të
paketuara
Koshi i
perimeve
Frutat dhe perimet
Ndarja e
ushqimeve të
freskëta
Ushqimet delikate (ushqimet
për mëngjes, produktet e
mishit që do të konsumohen
së shpejti)
5.20 Sinjalizimi i hapjes së derës
(Opsionale)
Do të dëgjoni një sinjalizim zanor nëse dera
e produktit qëndron e hapur për të paktën 1
minutë. Sinjalizimi zanor do të ndalojë kur dera
është e mbyllur ose kur shtypet një buton në
ekran (nëse ka).
Sinjalizimi për derën e hapur bëhet në
mënyrë zanore dhe vizuale për përdoruesin.
Drita e brendshme do të çaktivizohet nëse
paralajmërimi vazhdon për 10 minuta.
5.21 Ndryshimi i drejtimit
të hapjes së derës
Mund ta ndryshoni drejtimin e hapjes së
frigoriferit në varësi të vendit ku e përdorni.
Kur të keni nevojë të bëni këtë, këshillohuni me
shërbimin e autorizuar më të afërt.
Shpjegimi i mësipërm është një prezantim i
përgjithshëm. Duhet të kontrolloni etiketën e
paralajmërimit që ndodhet brenda paketimit të
produktit mbi mundësinë e ndryshimit të drejti-
mit të derës.
5.22 Drita e brendshme
Drita e brendshme përdor një llambë të tipit
LED. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar për
çdo problem me këtë llambë.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk mund
të përdoret për ndriçimin e shtëpisë. Qëllimi i
përdorimit të kësaj llambe është të ndihmojë
përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer /
ngrirës në mënyrë të sigurt dhe me lehtësi.