26 /32 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
6
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Jetëgjatësia e produktit rritet nëse ai pastrohet
rregullisht
B
KUJDES:
Në fillim hiqeni produktin nga
priza para se ta pastroni.
t
Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta dhe
gërryese, sapun, pastrues shtëpiak, detergjente
dhe shkëlqyes me dyllë për pastrimin.
t
Tretni një lugë çaji me karbonat në një gjysmë
litri ujë. Lagni një rrobë me këtë solucion dhe
shtrydheni mirë. Fshini pjesën e brendshme të
pajisjes me këtë rrobë dhe thajeni mirë.
t
Sigurohuni që uji të mos hyjë te struktura e
llambës dhe elementet e tjera elektrike.
t
Pastroni derën me një rrobë të njomë. Për të
hequr raftet e derës dhe të trupit të pajisjes, hiqni
të gjitha përmbajtjet e tyre. Hiqni raftet e derës
duke i lëvizur lart. Pas pastrimit, rrëshqitini nga
lart poshtë për t'i montuar.
t
Mos përdorni asnjëherë substanca ose ujë
me klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme
dhe pjesët me veshje kromi të produktit. Klori
shkakton gërryerjen e sipërfaqeve të tilla
metalike.
t
Mos përdorni mjete të mprehta, gërryese, sapun,
substanca pastrimi të shtëpisë, detergjente,
vajguri, kaburant, vaj, bojë etj. për të parandaluar
heqjen dhe deformimin e printimeve në pjesët
plastike. Përdorni ujë të vakët dhe një pecetë të
butë për pastrimin dhe më pas thajeni duke e
fshirë.
6.1. Shmangia e aromave të këqija
Për prodhimin e pajisjeve tona nuk përdoren
materiale që mund të shkaktojnë aroma. Sidoqoftë,
për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes
së ushqimeve dhe mospastrimit të sipërfaqes së
brendshme të pajisjes si duhet mund të shfaqet
problemi i aromave të këqija.
Për këtë arsye, pastrojeni frigoriferin me karbonat të
tretur në ujë çdo 15 ditë.
t
Mbajini ushqimet në kontejnerë të mbyllur.
Mikroorganizmat që përhapen nga kontejnerët
e pambuluar mund të shkaktojnë aroma të
pakëndshme.
t
Mos mbani asnjëherë ushqime të prishura dhe
me data të skaduara në frigorifer.
6.2. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike
Pastroni menjëherë me ujë të ngrohtë pasi vaji
mund të shkaktojë dëmtim në sipërfaqe kur bie mbi
sipërfaqet plastike.
6.3. Xhamat e derës
Hiqni fletën mbrojtëse të xhamave.
Në sipërfaqen e xhamave ka një shtresë. Kjo
shtresë minimizon grumbullimin e njollave dhe
ndihmon në heqjen e njollave dhe papastërtive me
lehtësi. Xhamat që nuk janë të mbrojtura me një
veshje të tillë mund të jenë objekt i grumbullimit të
papastërtive organike ose joorganike me bazë uji
ose ajri si smërçi, kripëra minerale, hidrokarbure të
padjegura, okside metali dhe silikonë që mund të
shkaktojnë njolla ose dëmtime të materialeve me
shpejtësi dhe me lehtësi. Pastrimi i vazhdueshëm
i xhamit bëhet i vështirë, pavarësisht pastrimit
të rregullt. Si pasojë, pamja dhe tejdukshmëria
e xhamit do të përkeqësohet. Substancat dhe
metodat e pastrimit të ashpra dhe gërryese do t'i
përkeqësojnë këto defekte dhe do ta shpejtojnë
këtë proces.
Për pastrimin e rregullt duhet të përdoren produkte
pastrimi me bazë uji që nuk janë alkaline dhe
gërryese.
Për pastrimin duhet të përdoren materiale jo
alkaline dhe jo gërryese në mënyrë që jetëgjatësia
e kësaj veshjeje të zgjasë për një kohë të gjatë.
Këta xhama janë të temperuar, për të rritur
qëndrueshmërinë e tyre ndaj goditjeve dhe
thyerjes. Në sipërfaqet e tyre të pasme është
vendosur po ashtu një fletë sigurie si një masë
shtesë sigurie për të parandaluar dëmtimet e
ambientit rrethues në rast se thyhen.
*Alkali është një bazë që krijon jone hidroksidi
(OH¯) kur tretet në ujë.
Li (litiumi), Na (natriumi), K (kaliumi) Rb (rubidiumi),
Cs (ceziumi) dhe metalet artificiale dhe radioaktive
Fr (fansiumi) quhen METALE ALKALINE.