AL
Udhëzime për përdorimin
4. Pajisja duhet të mbahet mbi një sipërfaqe
të lëmuar. Dy këmbët e para mund të
rregullohen sipas nevojës. Për të garantuar që
pajisja juaj të qëndrojë drejt në këmbë
rregulloni dy këmbët e para duke i rrotulluar
në drejtim orar ose anti-orar, derisa produkti
të jetë pa lëvizur në kontakt me dyshemenë.
Rregullimi i mirë i këmbëve shmang dridhjet
dhe zhurmën
(Artikulli 4).
5. Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi" për
ta përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.
Kontrolli dhe rregullimi i
temperaturës
Temperatura e ngrirësit ndikohet nga butoni i
vendosjes të temperaturës të ngrirësit
( të
rekomanduara janë pozicioni 2 ose 3).
Në përgjithësi, kjo temperaturë është nën -
18°C. Temperatura më të ulëta mund të
arrihen duke rregulluar rrotullën e termostatit
drejt pozicionit MAX.
Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën
me një termometër për t›u siguruar që ndarjet
e vendosjes të ushqimeve të mbahen në
temperaturën e dëshiruar. Mos harroni ta
shikoni leximin menjëherë pasi temperatura e
termostatit do të rritet shumë shpejt pasi ta
hiqni nga ngrirësi.
Ju lutem mos harroni se çdo herë që hapet
dera ajri i ftohtë del jashtë dhe temperatura e
brendshme rritet. Prandaj mos e lini asnjëherë
derën të hapur dhe sigurohuni që të mbyllet
menjëherë pasi të jenë vendosur ose hequr
ushqimet.
Para se ta vini në punë
Kontrolli Final
Para se të filloni të përdorni ngrirësin
kontrolloni që:
1. Këmbët të jenë rregulluar për nivelim
perfekt.
2. Pjesa e brendshme të jetë e thatë dhe ajri
të qarkullojë lirshëm prapa.
3. Pjesa e brendshme të jetë e pastër siç
rekomandohet në "PASTRIMI DHE
KUJDESI".
4. Spina është e futur në prizë në mur dhe
energjia është e ndezur. Shmangni
shkëputjen e padashur duke mos ngacmuar
çelësin.
Dhe vini re se:
5. Do të dëgjoni një zhurmë ndërsa
kompresori ndizet. Lëngu dhe gazrat e izoluar
brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë
zhurma, edhe nëse kompresori është në punë
ose jo. Kjo është krejt normale.
6. Për të ngrirë ushqimet e freskëta përdorni
pjesën e shënuar me 4 yje (rafti i dytë i
rekomanduar).
7. Mos futni në ngrirës sasi të mëdha
ushqimesh njëkohësisht. Ushqimet mbahen
më së miri nëse ngrihen thellë në periudhën
sa më të shkurtër të mundshme. Prandaj
preferohet që të mos e tejkaloni kapacitetin e
ngrirjes të pajisjes të treguar në "Rekordi i
pajisjes". Rrotulla e termostatit do të
rregullohet me qëllim që të arrihet
temperatura më e ulët brenda ngrirësit, me
funksionin e ngrirjes të shpejtë të aktivizuar
dhe dritën portokalli të ndezur.
8. Mos e ngarkoni pajisjen menjëherë pasi ta
keni ndezur. Prisni derisa të arrihet
temperatura e dëshiruar e ruajtjes.
Rekomandojmë që të kontrolloni
temperaturën me një termometër të saktë
(shiko: Kontrolli dhe Rregullimi i
Temperaturës).
Shënim i Rëndësishëm:
Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni
derën. Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken
nëse ndërprerja zgjat më pak se 16 orë. Nëse
ndërprerja është e gjatë, atëherë ushqimet
duhet të kontrollohen dhe të hahen menjëherë
ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
50
Summary of Contents for RFSA240M23X
Page 2: ......
Page 8: ...2 3 4 5 6 7 8 ...
Page 9: ...9 ...
Page 85: ......
Page 86: ...4578332521 AD FR D NL EN UKR RUS AL SR BiH MK ...
Page 87: ......
Page 88: ...4578332521 AD FR D NL EN UKR RUS AL SR BiH MK ...