Instalimi (përdorni vetëm nënkontraktorë të miratuar)
275
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
▶ Përdorni aksesorë të përshtatshëm për lidhjen hidraulike
të pajisjes.
fig. 11
[1] Izolimi galvanik
[2] Valvula e çlirimit të presionit
[3] Valvula e moskthimit
[4] Valvula e reduksionit
[5] Valvula e linjës
[6] Lidhja e shkarkimit
[7] Ena e zgjerimit
[8] Valvula e përzierjes
Për të evituar problemet e shkaktuara nga ndryshimet e befta të
presionit në sistemin e furnizimit, këshillohet të montoni një
valvulë kontrollit në rrymën hyrëse të pajisjes.
Nëse ka rrezik ngrirjeje:
▶ Hiqeni pajisjen nga korrenti.
▶ Ajroseni pajisjen (
kapitulli 4.6).
5.5
Valvula e shkarkimit
▶ Instaloni valvulën e çlirimit të presionit në hyrjen e
ujit në pajisje.
PARALAJMËRIM
Rreziku i dëmtimit të pronës!
▶ Mos e pengoni kurrë tubin ajrues të valvulës së çlirimit
të presionit.
▶ Mos instaloni kurrë asnjë aksesor mes valvulës së çlirimit të
presionit dhe hyrjes së ujit të ftohtë (ana e djathtë) e
depozitës elektrike të ujit të ngrohtë për banesa.
Nëse presioni i hyrjes së ujit është midis 1,5 dhe 3 bar, nuk është
e nevojshme të instaloni valvulë për reduktimin e presionit.
Nëse preisoni i hyrjes së ujit është mbi këto vlera, është e
nevojshme:
▶ të instaloni një valvulë reduktimi presioni (Fig. 11, [4]).
Valvula e çlirimit të presionit do të aktivizohet sa herë që
presioni në pajisje është mbi 8 bar (± 1 bar), për të cilën
arsye është e nevojshme të planifikohet një mënyrë për
shkarkimin e këtij uji.
▶ instaloni një enë zgjerimi (Fig. 11, [7]) për të ndaluar
hapjen e shpeshtë të valvulës së çlirimit të presionit. Volumi
i zgjerimit të enës duhet të jetë i barasvlershëm mme 5% të
volumit të pajisjes.