105
sq
Shembuj përdorimi
■ Vendoseni pajisjen në nivelin 5
dhe përpunoni përbërësit për rreth
120 sekonda.
■ Shtoni gjalpin dhe përpunoni përbërësit
për rreth 60 sekonda në nivelin 3.
■ Shtoni miellin dhe sodën e bukës dhe
përpunoni përbërësit për rreth 2 minuta
në nivelin 1.
■ Vendoseni pajisjen në nivelin 3 dhe
shtoni dalëngadalë qumështin brenda
2 minutave.
Sasia maksimale:
1 x recetë bazë
Brumë i shkrifët
Receta bazë
– 125 g gjalpë
(në temperaturën e dhomës)
– 100-125 g sheqer
– 1 vezë
– 1 pisk kripë
– pak lëkurë limoni ose sheqer vanilje
– 250 g miell
– sodë buke, nëse kërkohet
■ Përzieni të gjithë përbërësit me telin
përzierës për rreth ½ minuta në nivelin 1,
pastaj rreth 2-3 minuta në nivelin 6.
Nga 500 g miell:
■ Ngjishni përbërësit me çengelin e
ngjeshjes për rreth ½ minuta në nivelin 1
dhe pastaj për rreth 3-4 minuta në
nivelin 3.
Sasia maksimale:
2 x receta bazë
Brumë me maja
Receta bazë
– 500 g miell
– 1 vezë
– 80 g dhjamë (në temperaturën e dhomës)
– 80 g sheqer
– 200-250 ml qumësht i vakët
– 25 g maja e frekskët ose 1 paketë
– maja e thatë
– lëkura e ½ limoni
– 1 pisk kripë
■ Ngjishni të gjithë përbërësit me çengelin e
ngjeshjes për rreth ½ minuta në nivelin 1
dhe pastaj rreth 3-6 minuta në nivelin 3.
Sasia maksimale:
2 x receta bazë
Brumë për makarona
Receta bazë
– 300 g miell
– 3 vezë
– sipas nevojës, 1-2 lugë gjelle (10-20 g)
ujë të ftohtë
■ Përpunoni të gjithë përbërësit për rreth
3 deri 5 minuta në nivelin 3 derisa të
ngjishet brumi.
Sasia maksimale:
1,5 x receta bazë
Brumë buke
Receta bazë
– 1000 g miell
– 3 paketa maja e thatë
– 2 lugë gjelle kripë
– 660 ml ujë i ngrohtë
■ Ngjishni të gjithë përbërësit me çengelin e
ngjeshjes për rreth ½ minuta në nivelin
1 dhe pastaj rreth 4-5 minuta në nivelin 3.
Majonezë
– 2 vezë
– 2 lugë gjelle mustardë
– ¼ l vaj
– 2 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
– 1 pisk kripë
– 1 pisk sheqer
Përbërësit duhet të kenë temperaturë të
njëjtë.
■ Përpunoni në mikser të gjithë përbërësit
(përveç vajit) për disa sekonda në nivelin
3 ose 4.
■ Ndizeni mikserin në nivelin 7, hidhni vajin
me ngadalë përmes hinkës dhe vazhdoni
ta përzieni derisa të fillojë emulsioni i
majonezës.
Konsumojeni shpejt majonezën, mos e
ruani.