30
Kokë furçe Oral-B 3D White
Përmban një masë pastërtie për
zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë
natyrale. Ju lutemi vini re që fëmijët nën
moshës 12 vjeç nuk duhet të përdorin
kokën e furçës Oral-B «3D White»
Kokë furçe Oral-B Sensi Ultrathin
Ka strukturë qimesh ekstra të buta, të
cilat janë të buta mbi dhëmbë dhe mbi
mishrat e dhëmbëve.
Kokat Oral-B shfaqin INDIKATORIN e fijeve me dritë
blu për të ndihmuar të monitoroni kur është i
nevojshëm zëvëndësimi i kokës së furçës. Me larje
dhëmbësh, 2 herë në ditë për dy minuta, ngjyra blu
do të dalë përafërsisht për gjysmën e kohës brenda
3 muajve, duke treguar nevojën për t’a ndërruar.
Nëse fijet prishen përpara se kjo ngjyrë të shfaqet,
ju mund të keni ushtruar më shumë presion mbi
dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve tuaj.
Ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e kokës së
furçës Oral-B «FlossAction» ose kokën e furçës
Oral-B «3D White» me tela. Ju mund të përdorni
kokën e furçës Oral-B«Ortho», e dizenjuar
specifikisht për të pastruar rreth telave të
dhëmbëve.
Rekomandime rreth pastrimit
Pas larjes së dhëmbëve, shpëlani kokën e furçës
me ujë të rrjedhshëm me dorezë të ndezur. Fikeni
dhe hiqni kokën e furçës. Pastroni dorezën dhe
kokën e furçës vec e vec nën ujë të rrjedhshëm (m);
dhe pastaj fshijini ato përpara se ti rimontoni.
Vendosni dorezën e furçës së dhëmbëve sërish në
bazën e karikuesit. Baza e karikuesit duhet të
pastrohet vetëm me një leckë të lagur.
Subjekt për tu ndryshuar pa lajmërim.
Shënim mbi Mjedisin
Produkti përmban bateri dhe/ose
mbetje elektrike të riciklueshme. Për
mbrojtjen e ambjentit mos i hidhni në
mbeturinat e shtëpisë, por në ato që
janë për mbetje të riciklueshme në pikat e mbledhjes
të ofruara nga vendi juaj për mbetje elektrike.
Garancia
Ne japim 2 vjet garanci mbi produktin duke filluar
nga data e blerjes. Brenda periudhës së garancisë,
ne do të eliminojmë, falas, çdo defekt në paisje që
rezulton nga gabimet në materiale ose në punim,
ose nga riparimi apo zëvendësimi I pajisjes së plotë
si ne mund të zgjedhim.
Kjo garanci zgjerohet në çdo shtet ku kjo paisje
furnizohet nga Braun/Oral-B apo distributori i
caktuar.
Kjo garanci nuk mbulon: dëmtimin për shkak të
përdorimit jo të duhur, veçanërisht në lidhje me
kokat e furçës, si dhe defektet që kanë një efekt të
papërfillshëm në vlerën ose funksionimin e pajisjes.
Garancia bëhet e pavlefshme nëse riparimet janë
ndërmarrë nga persona të paautorizuar dhe nëse
pjesët origjinale Braun nuk janë përdorur.
Për të marrë shërbimin brenda periudhës së
garancisë, kujdesuni ose dërgoni pajisjen e plotë
bashkë me faturat e blerjes në një Qëndër të
Autorizuar Oral-B Braun për Shërbim ndaj Klientit.
Garancia e zëvendësimit të kokave të furçës.
Garancia e Oral-B do të ishte e pavlefshme nëse
dëmtimi i dorezës së rikarikueshme elektrike do të
ishte si pasojë e përdorimit me koka furçe të
zëvëndësueshme jo-Oral-B.
Oral-B nuk rekomandon përdorimin e kokës së
furçës të zëvëndësueshme jo Oral-B.
•
Oral-B nuk ka kontroll mbi cilësinë e kokave të
zëvëndësueshme të furçave jo-Oral-B. Prandaj,
ne nuk mund të sigurojë kryerjen e pastrimit të
kokës së furçës të zëvëndësueshme jo Oral-B,
siç komunikuam me rikarikim elektrik të trajtuar
në kohën fillestare të blerjes.
•
Oral-B nuk mund të siguroj një përshtatje të mirë
me kokat e zëvëndësueshme të furçave jo-
Oral-B.
•
Oral-B nuk mund të parashikojë efektin afatgjatë
të kokave të zëvëndësueshme të furçave
jo-Oral-B që përdoren me dorezën.
Të gjitha kokat e zëndësueshme të furçës Oral-B
mbajnë logon Oral-B dhe përmbushin standardet e
kualitetit të lartë të markës Oral-B. Oral-B nuk shet
koka të zëvendësueshme të furçës apo doreza nën
ndonjë emër tjetër marke.
91470058_OC501_EETQ_AP_S6-64.indd 30
91470058_OC501_EETQ_AP_S6-64.indd 30
02.10.17 11:33
02.10.17 11:33
CSS APPROVED Effective Date 5Oct2017 GMT - Printed 22Nov2017 Page 29 of 63