Thermaprep®
Obturator Oven
END-IFU-THERMAPREP-V01-WEB-EUR-multilingual-2021-05 160/219
8) UDHËZIMET PËR PASTRIMIN
Mos përdorni agjentë dekontaminimi ose pastrimi, të cilët mund të shkaktojnë një rrezik si rezultat i një
reagimi me pjesët e materialit që përmban ajo.
Pastroni furrën pas çdo përdorimi. Ndonjë sasi gutaperkë që mbetet në mbajtës ose në dhomën e
nxehjes mund të hiqet në mënyrë efikase me Orange Solvent (tretës dentar i përgjithshëm) në një shtupë
pambuku. Shtypni dhe mbani shtypur njëherësh të dy butonat për 2 sekonda për ta vendosur furrën
në modalitetin e pastrimit. Kjo do të bëjë që të dy nxehësit të nxehen në një temperaturë mesatare prej
140°F/60°C. Dritat e indikatorit përreth butonave do të tregojnë se nxehësit janë të ndezur (vazhdimisht
të ndezur).
Një sinjal "biip" dhe dritat pulsuese të indikatorit përreth butonave do të paralajmërojnë se është arritur
temperatura e dëshiruar. Shkëputni spinën e korrentit dhe pastroni dhomat e nxehësit me një furçë teli
nga ana e poshtme siç tregohet.
Për të dalë nga modaliteti i pastrimit pa shkëputur spinën e korrentit dhe për t’u futur sërish në modalitetin
normal, shtypni ndonjërin prej butonave për 2 sekonda.
Nëse ka ndonjë dyshim për përputhshmërinë e agjentëve të dekontaminimit ose të pastrimit, ju lutemi
kontaktoni prodhuesin ose shpërndarësin e agjentit të pastrimit.
9) SPECIFIKIMET TEKNIKE
Vlera e tensionit
115 ose 230 VAC (± 10%), 50/60 Hz
Fuqia në gatishmëri
<1,5 W
Fuqia e përdorimit normal
380 W maks.
Vlera e siguresës
4AT 250 V (e pazëvendësueshme)
Pesha e pajisjes
0,56 kg
Dimensionet e pajisjes
155 x 178 x 81 mm
Pajisja është projektuar për të qenë e sigurt për përdorim në ambiente të brendshme nën kushtet mjedisore të mëposhtme:
Temperatura e punës
+5°C deri 40°C, +41°F deri 104°F
Lagështia maks. e punës
80% në +31°C deri 50% në 40°C (lin.), 80% në +87°F deri 50% në 104°F (lin.)
Temperatura e magazinimit
-20°C deri +65°C, -4°F deri +149°F
Lagështia e magazinimit
20 deri 80%, pa kondensim
Lartësia maks.
2000 m
Mbitensionet kalimtare
Kategoria II
Shkalla e ndotjes
2
Luhatjet e tensionit të rrjetit
Deri në ± 10% e tensionit nominal
Mjedisi elektromagnetik
Bazë