262
• Para përdorimit sigurohuni se dy
bulonat, të cilat e mbajnë mjetin
prerës në makineri, të jenë
shtrënguar fort. Mos e përdorni
makinerinë nëse ato janë të
liruara ose mungojnë. Nëse
janë të dëmtuara, zëvendësojini
menjëherë.
Heqja e mjetit prerës
1) Heqja e grumbulluesit të barit (9).
2) Hiqni dorezën nga makineria.
3) Vendoseni makinerinë kokëposhtë mbi një sipërfaqe
të sheshtë.
4) Lironi dy bulonat (14). Hiqini ato dhe larësin e
sustave.
5) Ngrini pjesën e kushinetës së mjetit prerës (15) dhe
pastaj tërhiqni mjetin prerës (13) nga boshti udhëzues
(16).
Instalimi i mjetit prerës
1) Futeni mjetin prerës duke rrëshqitur dadon
gjashtëkëndore në folenë e boshtit drejtues.
2) Shtrëngoni pjesën e kushinetës në makineri me bulona
dhe larësit e sustës.
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
PARALAJMËRIM:
• Para se të fusni në prizë
makinerinë,
gjithmonë
sigurohuni se makineria është
e fikur. Futja e makinerisë në
prizë me çelësin e ndezur mund
të shkaktojë ndezje të papritur
që çon në lëndim personal të
rëndë.
• Kurrë mos e përdorni makinerinë
nëse kablloja e rrymës elektrike
është dëmtuar. Në të kundërt
mund të shkaktojë goditje
elektrike.
• Mos e përdorni makinerinë
nëse çelësi nuk e ndez apo fik.
Kërkoni që çelësat defektozë
të zëvendësohen nga qendra
e autorizuar e shërbimit të
Dolmar.
Leva ndezëse/ndaluese
Për të ndezur makinerinë, mbani shtypur butonin bllokues
(2) dhe pastaj tërhiqni plotësisht levën ndezëse/ndaluese
(1) dhe mbajeni. Pasi të keni tërhequr levën ndezëse/nda-
luese, nuk ju nevojitet të mbani shtypur butonin bllokues.
Për të ndaluar makinerinë, thjesht lëshoni levën
ndezëse/ndaluese.
Rregullimi i këndit të dorezës
Mund të ndryshoni këndin e shufrës së sipërme të
dorezës.
1) Zhbllokoni të gjitha shtrëngueset e dorezës (6).
2) Rregulloni këndin e sipërm të dorezës (3).
3) Bllokoni përsëri shtrëngueset e dorezës.
Përshtatja e lartësisë
Në varësi të gjendjes të barit, përshtatni lartësinë e mjetit
prerës.
Referojuni tabelës më poshtë si tregues i përafërt për
parametrat e thellësisë.
Lartësia
Përdorimi
Shkrifërimi
Krehja
(Pjesë opsionale)
+5 mm
Për transportim dhe
magazinim.
Shkrifërimi i lëndinave
të ndjeshme.
Prerja e shtresave të
holla.
Funksioni i dytë i
shkrifërimit në vjeshtë.
Për transportim dhe
magazinim.
Krehja e lëndinave
normale.
0 mm
Shkrifërimi i lëndinave
normale.
Prerja e shtresës
normale.
Krehja e lëndinave të
trasha të ashpra.
-5 mm
Shkrifërimi i lëndinave
normale.
Prerja e shtresës së
trashë.
Të MOS përdoret për
funksion krehës.
-10 mm
Shkrifërimi i lëndinave
të trasha të ashpra.
Prerja e shtresës së
trashë.
Të MOS përdoret për
funksion krehës.
Ndryshimi i lartësisë
Shtyni para levën e rregullimit të lartësisë (12) dhe ven-
doseni në pozicionin e dëshiruar.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kjo makineri është pajisur me mbrojtje nga mbingarkesa
dhe funksionon në situatat vijuese:
• Mjeti prerës bllokohet sepse materialet e shkrifëruara
mblidhen rreth saj.
• Makineria përpiqet të shkrifërojë më shumë sesa mund
të shkrifërohet nga motori.
• Diçka e pengon rrotullimin e mjetit prerës.
Kur funksionon kjo mbrojtje, makineria fiket
automatikisht.
Nëse ndodh kjo gjë, hiqeni nga priza makinerinë, prisni
derisa të ftohet dhe eliminoni shkakun e mbingarkesës
para rindezjes së makinerisë.
Summary of Contents for EV-3618
Page 2: ...2 1 2 5 6 7 8 9 10 11 12 3 4 13 16 15 14 1 ...
Page 3: ...3 2 3 4 ...
Page 354: ...354 ...
Page 355: ...355 ...