• Inspektoni plotësisht zonën ku
do të përdoret makina dhe
hiqni të gjitha objektet që
mund të hidhen nga makina.
• Përpara përdorimit, kontrolloni
gjithmonë vizualisht për të
parë që tehu, buloni i tehut dhe
montimi i tehut nuk janë të
konsumuar ose dëmtuar.
Zëvendësoni përbërësit e
konsumuar ose të dëmtuar në
grupe për të ruajtur ekuilibrin.
Zëvendësoni etiketat e
dëmtuara ose të palexueshme.
2.3 OPERIMI
• Përdoreni mjetin vetëm në
dritën e diellit ose në dritë të
mirë artificiale.
• Shmangni përdorimin e
makinës në bar të lagur.
• Sigurohuni gjithnjë që t'i
poziciononi këmbët mirë në
vende të pjerrëta.
• Asnjëherë mos vraponi, por
ecni.
• Punoni përgjatë anës së
pjerrësisë, kurrë lart e poshtë.
• Bëni kujdes ekstrem kur
ndryshoni drejtimin në
pjerrësi.
• Mos punoni në shpate tepër të
pjerrëta.
• Përdorni kujdes ekstrem kur
ktheni mprapsht ose e tërhiqni
makinën drejt jush.
• Ndaloni tehun (et) nëse
makina duhet të anohet për
transport kur kaloni sipërfaqe
të ndryshme nga bari, dhe kur
transportoni makinën në dhe
nga zona që do të përdoret.
• Asnjëherë mos e përdorni
makinën me mbrojtëse ose
mburoja të dëmtuara ose pa
mbrojtëse ose pa mburoja në
vend.
• Ndizeni motorin me kujdes
sipas udhëzimeve dhe me
këmbët shumë larg tehut (ve).
• Mos e anoni makinën kur
ndizni motorin, përveç nëse
makina duhet të anohet për të
filluar. Në këtë rast, mos e
anoni atë më shumë se sa është
e nevojshme dhe ngrini vetëm
pjesën, e cila është larg
operatorit.
• Mos e ndizni makinën kur
qëndroni para hapjes së
shkarkimit.
• Mos i vendosni duart ose
këmbët pranë ose nën pjesë
245
Shqip
SQ