ALB
274
"EASYREACH EXPRESS HC" ka agjent ftohës "HC" dhe është
testuar dhe vërtetuar për siguri sipas standardeve përkatëse.
Të gjitha hapat e nevojshme për mirëmbajtjen dhe përdorimin e
sigurt të kësaj pajisjeje përshkruhen në këtë manual. Lexoni me
kujdes përpara përdorimit të pajisjes dhe ndiqni të gjitha masat
paraprake në këtë manual.
Për të ulur mundësinë e zjarrit, pajisja duhet të instalohet vetëm
nga një person me kualifikimin e duhur.
3.
Instalimi i njësisë
Ambalazhi i "Easyreach Express" përbëhet nga një paletë druri, një kuti e plotë kartoni, një qese
plastike dhe katër blloqe polistireni për mbrojtjen e njësisë. Shpaketojeni njësinë dhe hiqeni nga
paleta.
Së bashku me njësinë, në paketim duhet të gjenden edhe komponentët e mëposhtëm:
Dy rafte metalike
Katër shufra metalike për vendosjen e rafteve
Dy profile plastike për raftet (opsionale)
Dy shirita për afishimin e çmimeve për raftet (opsionale)
Një distancator metalik
Dy vida kryq vetëfiletuese me kokë konike të shtypur 4,8x13
Manuali i përdorimit
Pas shpaketimit, kontrolloni mobilien për dëmtime të shkaktuara gjatë
transportimit.
Në rast dëmtimi, kontaktoni kompaninë dërguese.
Lëreni frigoriferin vitrinë të qëndrojë vertikalisht për së paku 1 orë
përpara lidhjes në rrjetin elektrik. Kjo i jep vajit kohën që të kthehet në
kompresor pas transportimit dhe instalimit.
Kjo pajisje nuk synohet për përdorim nga persona (duke përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, apo me mungesë
përvoje dhe njohurish, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje
me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
3.1.
Zgjedhja e vendit të instalimit
"Easyreach Express" është një njësi që mund të përdoret vetëm në ambiente të brendshme. Si
rrjedhojë, nuk duhet vendosur kurrë në ambiente të jashtme.