ALB
275
Duke qenë se "Easyreach Express" është njësi e hapur, performanca e saj ndikohet tej mase nga
kushtet mjedisore. Për të minimizuar ndikimet mjedisore në performancën e njësisë, rekomandohen
masat e mëposhtme:
Njësia nuk duhet vendosur pranë ose në rrugën e rrymave ajrore të krijuara nga ventilatorët,
dyert dhe/ose dritaret e hapura
Njësia nuk duhet vendosur poshtë një sistemi ventilimi të montuar në tavan
Duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme përreth njësisë, në mënyrë që ajo të "ajroset". Për të
g
arantuar hapësirën minimale dhe për të lejuar një hapësirë boshe minimale prej 20 cm mbi
"ICM", mos harroni asnjëherë të instaloni distancatorin e pasmë.
Mos e vendosni frigoriferin vitrinë:
nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose pranë burimeve të
nxehtësisë (radiatorë, soba dhe pajisje të tjera ngrohëse)
në ambiente të jashtme
në kushte atmosferike për të cilat nuk është certifikuar
në kushte ekstreme mjedisore (d.m.th. ekspozim të zgjatur ndaj
lagështisë së njelmët)
Mos i bllokoni vrimat e aj
rimit në kasën e pajisjes dhe në strukturën
inkaso.
Mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë konsum të lartë energjie dhe
performancë të dobët.
3.2.
Përgatitja e njësisë për punë
Sigurohuni gjithmonë që njësia të jetë instaluar në dysheme/banak të niveluar. Në pjesën e
përparme dhe të pasme poshtë skeletit gjenden 4 këmbë të rregullueshme. Rregullojini derisa
"ICM" të jetë në nivel. Kontrollojeni me një nivelues, nëse disponohet.
Lidhja në rrjetin elektrik: Nëse kordoni elektrik i ofruar me pajisjen nuk ka gjatësi të
mjaftueshme, mos përdorni kabllo zgjatuese dhe mos e ndërroni. Ndërrimin e kordonit me një
kordon më të gjatë duhet ta kryejë një teknik i kualifikuar.
Brenda njësisë nuk mund të përdoren pajisje elektrike.
3.2.1
Instalimi i distancatorit të pasmë
Për të garantuar ajrosje të përshtatshme, njësia duhet pajisur me një distancator të pasmë, i cili
siguron hapësirën e duhur në pjesën e pasme të njësisë. Distancatori i pasmë ofrohet me njësinë dhe
mund ta gjeni në paketimin e saj.
Në pjesën e pasme të njësisë gjenden dy vrima fiksimi. Përdorni vidat e dhëna 4,8x13 për të fiksuar
distancatorin në pozicionin e vet.