ALB
277
3.4.
Këshilla për përdorimin e duhur
Për përdorimin e duhur të njësisë dhe për sigurinë tuaj, është shumë e
rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
•
Nëse mobilia është anuar së tepërmi gjatë transportimit ose instalimit, lejoni të kalojnë 3 orë
përpara vënies në punë. Kjo do të mundësojë kthimin e vajit të kompresorit në depozitën e vajit.
•
Mos e lidhni asnjëherë njësinë në një prizë me shumë dalje.
•
Mos e bllokoni asnjëherë rrjetën e përparme poshtë me produkte ose artikuj të tjerë. Kjo do të
ndikojë në qarkullimin e ajrit dhe do të reduktojë tej mase performancën e njësisë
•
Gjatë ngarkimit të njësisë, mos vendosni ngarkesa, si p.sh. pako produktesh, mbi xhamin e
përparmë.
•
Ulni perden e natës (veçori opsionale) gjatë orarit mbyllur. Ky veprim do të fikë dritat dhe do ta
kalojë njësinë në modalitet pritjeje. Si rrjedhojë, konsumi i energjisë gjatë orarit mbyllur do të
reduktohet.
•
Shmangni ri
pozicionimin e njësisë kur është e ngarkuar me produkte.
•
Mos i ripoziciononi kurrë raftet kur janë të ngarkuar me produkte.
•
Hiqeni gjithnjë njësinë nga priza përpara pastrimit ose punëve të mirëmbajtjes së përgjithshme.
•
Në rast se vini re funksionim të pazakontë (zhurmë të tepërt, tym etj.), hiqeni njësinë nga priza
dhe telefononi shërbimin.
•
Mos i bllokoni vrimat e ajrimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso
•
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ftohësit, përveç rastit kur ato janë të tipit të rekomanduar
nga prodhuesi.
•
Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç
atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
•
Mos e dëmtoni qarkun e agjentit ftohës.
Kjo njësi përmban komponentë me ngarkesë elektrike. Punët e shërbimit duhet të kryhen vetëm nga
personeli i trajnuar.
4.
Komanduesit elektronikë
4.1.
Seritë "CAREL Easy"
"ICM" është i pajisur me komandues "HEC", i cili ka komandat më të mira frigoriferike dhe aftësitë më
të mira të kursimit të energjisë. Përpara se të filloni instalimin e njësisë, është thelbësore të njihni
"HEC". Për performancë maksimale, rekomandohet të përdorni cilësimet e fabrikës. Për informacione
më të detajuara dhe për specifikimet teknike, drejtojuni manualit të përdorimit të "HEC".