SHQIP
TARI
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURIMIT
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet t’i ndjekni masat themelore të sigurimit:
1. Lexojini të gjitha udhëzimet para se të përdorni pajisjen.
2. Për të reduktuar rrezikun nga goditja e rrymës, mos e zhytni pajisjen, ose
kabllon / spinën në ujë ose ndonjë lëng tjetër. Ndiqini udhëzimet për pastrim.
3. Fëmijët duhet të mbikëqyren në mënyrë që të mos luajnë me pajisjen.
4. Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur, ndërsa ajo është e lidhur me rrymë.
5. Shkëputeni pajisjen nga rryma kur nuk përdoret dhe para pastrimi.
6. Nëse kablloja elektike është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga një
serviser i autorizuar apo persona me kualifikime të barabarta, për t’i shmangur
aksidentet.
7. Përdorim i një kablloje zgjatuese nuk është i rekomanduar.
8. Sigurohuni që kablloja elektrike të mos dridhet dhe gërshetohet.
9. Mos e tërhiqni kabllon elektrike. Mos e përdorni atë për ta lëvizur ose për ta
mbajtur pajisjen. Kur e shkëputni pajisjen nga rryma elektrike, tërhiqeni spinën,
jo kabllon.
10. Përdorimi i shtojcave që nuk janë furnizuar bashkë me pajisjen, mund të
shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose lëndime.
11. Mos lejoni që kablloja elektrike të varet mbi buzën e një tryeze ose një
elementi apo të prekë një sipërfaqe të nxehtë, duke përfshirë edhe sobë.
Sigurohuni që kablloja elektrike të mos varet dhe që askush / asgjë të mos
pëngohet në atë.
12. Mos e vendosni pajisjen në ose pranë një gazi ose sobe elektrike, në një furrë
të ngrohtë ose në afërsi të materialeve të djegshme.
13. Mos e përdorni pajisjen jashtë ose kur qëndroni në një sipërfaqe të lagësht.
14. Mos e prekni spinën dhe pajisjen me duar të lagura!
15. Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për atë për të cilën është synuar nga
prodhuesi.
16. Pajisja nuk është synuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët)
me aftësitë fizike, ndijore apo mendore që nuk janë të zhvilluara plotësisht apo
që kanë mungesë njohurie dhe eksperience me përdorimin e pajisjes perveç
se kur ata janë të mbikëqyrur nga ana e personës që është përgjegjës për
sigurinë e tyre dhe cila ua shpjegon atyre mënyrën e sigurt për përdorimin e
pajisjes dhe nëse i kuptojnë instrukcionet themelore.
17. Para ndezjes së pajisjes, kontrolloni që tensioni i treguar në pllakën e pajisjes t’i
përshtatet tensionit të furnizimit të rrjetit elektrik Tuaj.
18. Mos e përdorni pajisjen nëse ajo ka rënë, nëse ka një dëmtim i dukshëm ose
nëse pikon.
19. Ruajeni pajisjen në një vend të thatë, e mbrojtur nga pluhuri dhe nga rrezet e
diellit direkte.
Summary of Contents for WK-22002W
Page 1: ...INSTRUCTION MANUAL WATER KETTLE WK 22002W ...
Page 43: ......
Page 44: ...www home electronics info ...