53
SQ
• Aparati duhet përdorur vetëm për flokët e një personi.
Mos e përdorni për kafshë ose parruka dhe parruka me
materiale sintetike.
MOS hidhni spray për flokë me aparatin e ndezur.
Është në rrezik zjarri.
LEGJENDA E SIMBOLEVE
Paralajmërime
Ndalime të përgjithshme
Aparat i klasës II
UDHËZIME TË PËRGJITHSHME
PËRSHKRIM I APARATIT DHE AKSESORËVE [Fig. Z]
Shikoni figuren [Z] në seksionin e ilustrimeve për të kontrolluar përmbajtjen e kutisë. Të gjitha
figurat gjenden në faqen e brendshme.
1. Kablli ushqyes
2. Butoni i funksionimit (0/1/2)
3. Led i funksionimit
4. Butoni i rrotullimit (djathtas/majtas)
5. Barrel ngrohës me material lëkure silikoni
6. Të dhëna teknike
Për karakteristikat e aparatit, referohuni kutisë në pjesën e jashtme.
Përdorni vetëm me aksesorët e furnizuar.
KËSHILLA TË DOBISHME
Kuptimi i shpejtë i mënyrës së përdorimit të furçës për flokë do të lejojë përcaktimin e kohës së
aplikimit për të arritur efektin i dëshiruar mbi flokët.
• Sigurohuni që flokët të jenë të thara, të pastra dhe pa asnjë gjurmë llaku, shkumë për flokë
ose gel.
• Krihni flokët duke u siguruar që mos të ketë nyje.
• Filloni krehjen duke filluar nga qafa, vazhdoni nga anët dhe perfundoni tek balli.
•
Gjatë përdorimit, ngrohjes dhe ftohjes së furçës, vendosni aparatin në një sipërfaqe të lëmuar
dhe të qëndrueshme ndaj nxehtësisë.
•
Ndërkohë që vazhdoni krehjen, bëni kujdes dhe mos e afroni shumë furçën me zonat e
ndjeshme të fytyrës, veshëve, qafës ose të lëkurës.
•
Në fund të përdorimit, lëreni të ftohet e gjithë furça përpara se ta vendosni.
KUJDES! Mbasi të keni përfunduar përdorimin e furçës për flokë, sigurohuni
që të jetë ftohur përpara se ta vendosni.
Mos e mbështillni kurrë kabllin ushqyes rreth aparatit.
PËRDORIMI
PËRGATITJA E FLOKËVE
• Lani si gjithmonë flokët dhe i krihni duke ndarë nyjet.
• Thani flokët dhe i krihni nga rrënja deri tek majat.
UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
•
Lidhni prizën (1) me rrjetin ushqyes.
•
Për të ndezur furçën shtypni butonin e funksionimit (2): në pozicionin 1 furça është e ndezur
në shpejtësi të mesme; në pozicionin 2 furça është e ndezur në shpejtësi të lartë.
•
Furça është gati për përdorim kur led i funksionimit (3) ndalon së ndezuri.
•
Për të garantuar një performance maksimale dhe për të arritur styling që dëshironi prisni
disa minuta.
Hapat për një rezultat optimal:
1.
Merrni nëpër gishta një pjesë të flokëve të të njëjtës gjerësi të barrel të furçës (5) dhe
mbështilleni rreth tij.
2. Seleksiononi butonin e rrotullimit (4) dhe shoqëroni në mënyrë delikate furçën poshtë.
3.
Për të përmirsuar shkëlqimin e flokëve mbani të shtypur butonin e rrotullimit (4) dhe lini që
lëkura e silikonit të përkëdhelë në mënyrë delikate pjesën e fundit të flokëve.
•
Në bazë të efektit që dëshironi të realizoni dhe të anës që po trajtoni, seleksiononi butonin
në të djathtë ose majtë. Për më shumë drejtim dhe sugjerim shikoni këshillat e Styling guide.
• Kur të keni përfunduar operacionet e styling të flokëve fikni aparatin duke vepruar mbi tastin
(2) dhe hiqni furçën nga priza e korrentit.
Duhet të vëzhgoni: është e mundur që gjatë përdorimit të furçës të zhvillohet avull;
është lagështi e tepërt në flokët që avullohet.