14 I
37575-01I
Udhëzimet e përdorimit të sistemit të vendosjes së kapsulës xhelatinore “Blom‑Singer
®
”
SHQIP
SISTEMI I VENDOSJES SË KAPSULËS XHELATINORE “BLOM‑SINGER
®
”
për protezën e zërit me presion
të ulët “Blom-Singer
®
”
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore është projektuar për të ofruar një metodë për vendosjen
e një proteze zëri me presion të ulët “Blom-Singer” 16 Fr. ose 20 Fr. Me anë të instrumentit të
projektuar posaçërisht për vendosjen e kapsulës xhelatinore, përdoruesi vendos një kapsulë
(kapsulë xhelatinore) në majën e protezës së zërit për të lehtësuar futjen e saj brenda punkturës
trakeoezofageale (vrimë e hapur nga kirurgu midis trakesë dhe ezofagut për vendosjen e protezës
së zërit). Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore (diagrami 1) përmban komponentët e
nevojshëm vijues për vendosjen e një proteze zëri me presion të ulët “Blom-Singer” 16 Fr. ose 20 Fr.:
një (1) instrument i dyfishtë për vendosjen e kapsulës xhelatinore; dhjetë (10) kapsula xhelatinore
16 Fr.; dhjetë (10) kapsula xhelatinore 20 Fr.; një (1) piston 16 Fr. dhe një (1) piston 20 Fr. Përdorni
vetëm kapsula xhelatinore “Blom-Singer” 16 Fr. ose 20 Fr. me këtë pajisje. Instrumenti i vendosjes së
kapsulës xhelatinore dhe pistonat janë me shumë përdorime. Kapsulat xhelatinore janë vetëm për
një përdorim; nëse kapsulat xhelatinore përdoren në mënyrën e parashikuar, ato treten dhe nuk
mund të ripërdoren.
INDIKACIONE
(Arsyet pse rekomandohet pajisja ose kryerja e procedurës)
Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore “Blom-Singer” është i parashikuar për t’u përdorur nga
individë që kanë kryer një laringektomi dhe përdorin një protezë zëri me presion të ulët
“Blom-Singer” 16 Fr. ose 20 Fr.
KUNDËRINDIKACIONE
(Arsyet që e bëjnë të pakëshillueshëm rekomandimin e pajisjes ose
procedurës së caktuar)
Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore “Blom-Singer” është një produkt mjekësor që duhet të
përdoret vetëm nga individë me përvojë dhe të kualifikuar në përdorimin dhe kujdesin ndaj tij.
PARALAJMËRIME DHE MASA PARAPRAKE
Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore është një pajisje me rekomandim nga mjeku. Udhëzimet
për përdorim duhet të jepen nga një mjek i kualifikuar, i specializuar në përdorimin e kësaj pajisjeje
specifike. Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore “Blom-Singer” është i parashikuar për përdorim
vetëm me protezën e zërit me presion të ulët “Blom-Singer”. Mos e përdorni këtë produkt me ndonjë
pajisje të llojit tjetër. Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore nuk funksionon me protezat e zërit
me presion të ulët të porosive speciale. Mos e përdorni asnjëherë pistonin si një tub për vendosjen e
protezës së zërit. Përdorni vetëm tubin për vendosje që vjen bashkë me protezën. Trajtojeni me kujdes
protezën e zërit dhe instrumentin e vendosjes së kapsulës xhelatinore për të shmangur dëmtimin e
saj. Mos përdorni një protezë zëri ose një instrument të vendosjes së kapsulës xhelatinore të dëmtuar.
Përdorimi i një pajisjeje të dëmtuar mund të shkaktojë një vendosje të pasuksesshme. Nëse ka të çara,
plasaritje ose dëmtime strukturore të sistemit të vendosjes së kapsulës xhelatinore ose të protezës,
ndërprisni përdorimin e saj. Mosndjekja e udhëzimeve të përdorimit mund të shkaktojë vështirësi ose
pamundësi të vendosjes ose ngarkimit të protezës.
KOMPLIKACIONET
Megjithëse të rralla, janë identifikuar komplikacionet e mëposhtme gjatë përdorimit të sistemit të
vendosjes së kapsulës xhelatinore “Blom-Singer”. Ato përfshijnë:
• Çarje ose dëmtime të tjera të protezës së zërit nga përdorimi i papërshtatshëm i instrumentit të
vendosjes së kapsulës xhelatinore.
• Thithje të komponentit(ëve).
• Reaksion alergjik ndaj materialeve të pajisjes.