Mbajeni
aspiratorin të
pastër
Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose
mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.
Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i
yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
Filtri i
karbonit
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa
rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri me karbon të aktivizuar nuk mund të lahet, nuk
mund të rigjenerohet dhe duhet të ndërrohet pas çdo 4-6 muaj pune ose më shpesh
nëse përdoret shumë.
4.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe
kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
1.
Shtypni dorezën e kapëses së montimit
në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).
1
2
2.
Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë (2), më pas tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
3.
Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer
me detergjente jo gërryese ose në një
lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset në
temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër.
Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo
nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
4.
Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt.
Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse
aplikohet.
4.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit
PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit nuk mund të lahet!
Për të ndërruar filtrin:
1.
Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës”
në këtë kapitull.
2.
Shtypni anën e përparme në fole drejt
pjesës së poshtme të filtrit. Anojeni lehtë
pjesën e përparme të filtrit poshtë.
3.
Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
Në çdo rast, është e nevojshme që të
ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.
104 SHQIP