104
Përdorimi i synuar
Vegla është prodhuar për prerje të shufrave përforcuese.
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN60745-1:
Niveli i presionit të zhurmës (LpA): 78 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
Niveli i zhurmës mund të tejkalojë 80 dB (A).
Mbani mbrojtëse për veshët
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN60745-1:
Regjimi i punës: prerja e shufrave përforcuese
Emetimi i dridhjeve (a
h
) : 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
• Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve është
matur sipas metodës standarde të testimit dhe mund të
përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër.
• Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve mund të
përdoret për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
• Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të veglës
elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të
emetimeve në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
• Vërtetoni që masat e sigurisë për mbrojtjen e
përdoruesit bazohen në vlerësimin e ekspozimit ndaj
kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të
gjitha pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja
është e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si Shtojca A
në këtë manual përdorimi.
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM
:
Lexoni të gjitha paralajmërimet
për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e
dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha
udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet veglës
elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me kordon) ose
veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Siguria në zonën e punës
1.
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar
mirë.
Zonat e ngarkuara ose të errëta provokojnë
aksidente.
2.
Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurave të djegshme.
Veglat elektrike
krijojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose
avujt.
3.
Mbajini larg fëmijët dhe personat aty pranë
ndërkohë që përdorni veglën elektrike.
Shpërqendrimi mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
Siguria elektrike
1.
Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet me
prizën. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë mos e
modifikoni spinën. Mos përdorni spina
përshtatëse me vegla elektrike të tokëzuara.
Spinat
e pamodifikuara dhe që përshtaten me prizën
pakësojnë rrezikun e goditjes elektrike.
2.
Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të
tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe
frigoriferët.
Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike
nëse trupi juaj prek tokën.
3.
Mos e ekspozoni veglën elektrike ndaj shiut dhe
kushteve me lagështi.
Uji që hyn në veglën elektrike
shton rrezikun e goditjes elektrike.
4.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e
përdorni kordonin për ta transportuar, për ta
tërhequr ose për ta hequr veglën nga priza.
Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit,
pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse.
Kordonët
e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë rrezikun e
goditjes elektrike.
5.
Kur e përdorni veglën elektrike në ambient të
jashtëm, përdorni kordon zgjatues të
përshtatshëm për përdorim të jashtëm.
Përdorimi i
kordonit të përshtatshëm për ambient të jashtëm ul
rrezikun e goditjes elektrike.
6.
Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të
lagësht është i pashmangshëm, përdorni një
burim energjie të mbrojtur nga automati (RCD).
Përdorimi i një RCD-je ul rrezikun e goditjes elektrike.
7.
Veglat elektrike mund të prodhojnë fusha
elektromagnetike (EMF) të cilat nuk janë të
dëmshme për përdoruesin.
Megjithatë, përdoruesit
e stimuluesve kardiakë ose pajisjeve të ngjashme
mjekësore, duhet të kontaktojnë me prodhuesin e
pajisjes së tyre dhe/ose mjekun përpara se ta përdorin
këtë vegël elektrike.
Siguria personale
1.
Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni dhe
veproni me mend kur përdorni veglën elektrike.
Mos e përdorni veglën elektrike kur jeni të lodhur
ose nën ndikimin e drogave, alkoolit ose mjekimit.
Një moment hutimi ndërkohë që përdorni veglën
elektrike mund të rezultojë në lëndim të rëndë
personal.
2.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani
gjithmonë mbrojtëse për sytë.
Pajisjet mbrojtëse, si
maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër
rrëshqitjes, kaskat e forta ose mbrojtëset ndaj
zhurmës të përdorura për kushtet e duhura reduktojnë
lëndimet personale.