105
3.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin fikur përpara se ta
lidhni me burimin e energjisë dhe/ose paketën e
baterisë, apo përpara se të ngrini ose të mbani
veglën.
Mbajtja e veglës elektrike me gishtin të
vendosur te çelësi mund të sjellë aksidente.
4.
Hiqni çelësat rregullues përpara se të ndizni
veglën.
Çelësat e mbetur në pjesët rrotulluese të
veglës elektrike mund të rezultojnë në lëndim
personal.
5.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo
moment këmbët në pozicionin e duhur dhe ruani
ekuilibrin.
Kjo mundëson kontroll më të mirë të
veglës elektrike në situata të papritura.
6.
Vishuni siç duhet. Mos vishni rroba të lirshme dhe
mos mbani bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg
pjesëve lëvizëse.
Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose
flokët e gjatë mund të kapen te pjesët lëvizëse.
7.
Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me mjete
ndihmëse të nxjerrjes dhe mbledhjes së
pluhurave, sigurohuni që këto të jenë lidhura dhe
të përdoren siç duhet.
Mbledhja e pluhurave mund
të pakësojë rreziqet në lidhje me to.
8.
Mos lejoni që njohja që keni fituar nga përdorimi i
shpeshtë i veglave t’ju bëjë të shkujdesur dhe të
shpërfillni parimet e sigurisë së veglave.
Një
veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë plagosje të
rënda në një fraksion sekonde.
9.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur
sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike.
Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me ANSI
Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/NZS
1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/
Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu
edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për
sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë që
ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
1.
Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike. Përdorni
veglën e duhur elektrike për përdorimin tuaj.
Vegla
e duhur elektrike do ta bëjë punën më mirë dhe më të
sigurt, me shpejtësinë për të cilën është projektuar.
2.
Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk
ndizet dhe fiket.
Çdo vegël elektrike që nuk mund të
kontrollohet me çelës është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
3.
Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
hiqni paketën e baterisë, nëse mund të hiqet, nga
vegla elektrike përpara se të bëni rregullime, të
ndërroni aksesorë ose ta ruani veglën.
Masa të tilla
parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes së
veglës elektrike aksidentalisht.
4.
Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve dhe
mos i lejoni personat që nuk e njohin veglën ose
këto udhëzime ta përdorin atë.
Veglat elektrike janë
të rrezikshme në duart e përdoruesve të pakualifikuar.
5.
Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët.
Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të pjesëve
të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë
gjendje tjetër që mund të ndikojë në përdorimin e
veglës elektrike. Nëse vegla elektrike është e
dëmtuar, riparojeni përpara përdorimit.
Shumë
aksidente shkaktohen nga veglat jo të mirëmbajtura.
6.
Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të mprehta
kanë më pak mundësi të përthyhen dhe kontrollohen
më lehtë.
7.
Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe puntot e
veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve, duke pasur
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet.
Përdorimi i veglës elektrike për punë të
ndryshme nga ato të synuara mund të rezultojë në
situata të rrezikshme.
8.
Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të thata, të
pastra dhe pa vaj dhe graso.
Dorezat dhe sipërfaqet
e kapjes që janë të rrëshqitshme nuk lejojnë
manovrimin dhe kontrollin e sigurt të veglës në situata
të papritura.
9.
Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza
pune prej lecke sepse ato mund të ngecin.
Ngecja
e dorezave të punës prej lecke në pjesët lëvizëse
mund të rezultojë në lëndime personale.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi.
Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga
njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër
ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë
djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut.
Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim
ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është
e dëmtuar ose e modifikuar.
Bateritë e dëmtuara
ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime
apo rrezik plagosjeje.