109
Funksioni rrotullues i motorit (Fig. 13)
Trupi i motorit mund të rrotullohet 360 gradë, në çdo
drejtim, gjatë përdorimit. Kjo veçori është veçanërisht e
dobishme kur punoni në zona të pazakonta ose të
ngushta sepse e lejon operatorin të pozicionojë veglën në
pozicionin më të mirë për përdorim më të lehtë.
Përdorimi i valvulës së kthimit (Fig. 14)
Funksioni i valvulës së kthimit është që të lejojë që shufra
e prerësit të kthehet në pozicionin e nisjes nëse nuk mund
të përfundojë prerjen ose bllokohet. Lirimi i valvulës së
kthimit do të lirojë presionin e vajit dhe do të lejojë që
shufra e prerësit të kthehet. Shtrëngojeni sërish valvulën
e kthimit pasi shufra e prerësit të kthehet plotësisht dhe
përpara se të nisë përdorimi i radhës.
PROCEDURA E ZËVENDËSIMIT
TË FLETËVE
Nëse tehet prerëse të fletëve ciflosen, krisen ose
deformohen apo dëmtohen në ndonjë mënyrë, mund të
reduktohet aftësia e tyre prerëse. Prerja në këto kushte
mund të shkaktojë dëme të mëtejshme dhe të rezultojë në
lëndim personal. Fletët duhet të zëvendësohen si set
menjëherë nëse gjendet dëmtim.
PARALAJMËRIM:
• Kur zëvendësoni fletët, sigurohuni që bateria të hiqet
nga vegla për të parandaluar vënien aksidentale në
punë.
Sigurohuni që Fleta A, në mbajtësin e shufrës dhe fleta B
në shufrën e prerësit të vendosen në pozicionet e tyre
përkatëse.
(Fig. 15)
1. Hiqni bulonat dhe rondelat që mbajnë fletën A dhe
fletën B.
2. Hiqni papastërtitë dhe pastroni sipërfaqet ku do të
vendosen fletët e reja.
3. Vendosni fletën A në mbajtësin e shufrës dhe fletën B
në shufrën e prerësit. Vendosni në vend bulonat dhe
rondelat dhe shtrëngojini fort.
PARALAJMËRIM:
• Bulonat që mbajnë fletën A dhe fletën B duhet të
shtrëngohen rregullisht. Nëse bulonat lirohen, fletët
mund të dëmtohen dhe mund të shkaktojnë lëndime
personale.