110
Lloji i fletës rezervë dhe shkëputja
(Fig. 16)
Bulonat sigurues duhet të shtrëngohen mirë.
Konfirmoni periodikisht që fleta është shtrënguar mirë.
Madhësia e fletës rezervë
Përdorni këtë tabelë për të identifikuar fletët e duhura për modelin tuaj.
SHËNIM:
• Përdorni vetëm fletë origjinale Makita.
SHTIMI I VAJIT
Ky prerës shufrash çeliku me bateri është elektro-
hidraulik. Kur dërgohet nga fabrika, ai është e mbushur
me vaj. Mos u përpiqni të shtoni vaj për sa kohë që vegla
ka performancë të mirë. Pas një periudhe kohe, niveli i
vajit do të bjerë gradualisht. Eventualisht, kjo do të
shkaktojë rënie të konsiderueshme të performancës. Kur
ndodh kjo, shtoni vaj si vijon.
1. Vendosni shufra përforcuese mes fletëve dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit.
2. Lironi këmbëzën e çelësit pak përpara se të
përfundojë prerja për të ndaluar veglën.
3. Hiqni bateritë nga vegla, në mënyrë që fletët të mos
hiqen aksidentalisht.
4. Hiqni bulonin (SB10x15) që mbyll vrimën e pompës së
vajit. Shtoni vajin, duke u kujdesur që të mos lejoni që
të derdhet vaj në motor.
5. Vendoseni në vend bulonin (SB10x15) dhe
shtrëngojeni mirë.
6. Futeni baterinë sërish në vegël dhe përfundoni
operacionin e prerjes.
7. Përsëriteni procedurën e mësipërme disa herë derisa
vaji të jetë në nivelin e duhur.
KUJDES:
• Në këtë vegël duhet të përdoret vetëm vaj i pastër
hidraulik siç rekomandohet nga Makita. Vajrat e
rekomanduara përfshijnë vajin hidraulik Makita të
dhënë, Super Hyrando #46 (JX Nippon Oil & Energy
Corp.); Shell Tellus Plus #46 (U.S. Shell); ose vaj
hidraulik që nuk konsumohet me specifika ekuivalente,
grada e viskozitetit ISO 46. Mos përdorni vajra të tjera
sepse ato mund të shkaktojnë dëmtime te guarnicionet
dhe pjesët e tjera të brendshme të makinerisë.
Modeli
A (që vendoset te mbajtësi i shufrës)
B (që vendoset te shufra e prerësit)
DSC163 (ø3 - ø16)
22 × 17 × 9 mm
(madhësia e bulonit 5 mm)
22 × 17 × 8 mm
(madhësia e bulonit 5 mm)