25
ALBANIAN
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12.
Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita.
Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
13.
Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur
jetëgjatësinë maksimale të
baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë e hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në makineri.
Montimi për fryrësen
Instalimi ose heqja e hundëzës
Aksesor opsional për DUB186
Bashkërenditni pjesët e dala në hundëz me kanalet në
njësinë kryesore, më pas fusni hundëzën në njësinë
kryesore, dhe më pas rrotullojeni për ta fiksuar në vend.
►
Fig.1:
1.
Hundëza
Për ta hequr hundëzën, kryeni procedurën e anasjelltë
të instalimit.
Instalimi ose heqja e hundëzës së
kopshtit
Aksesor opsional për DUB185
Bashkërenditni pjesët e dala në hundëzën e kopshtit
me kanalet në njësinë kryesore, më pas fusni hundëzën
e kopshtit në njësinë kryesore, dhe më pas rrotullojeni
për ta fiksuar në vend.
►
Fig.2:
1.
Hundëza e kopshtit
Për ta hequr hundëzën e kopshtit, kryeni procedurën e
anasjelltë të instalimit.
Vendosja ose heqja e hundëzës së
gjatë
Aksesor opsional për DUB185 / DUB186
Instaloni hundëzën e gjatë në të njëjtën mënyrë si
hundëzën. Për ta hequr hundëzën e gjatë, kryeni
procedurën e anasjelltë të instalimit.
Instalimi ose heqja e hundëzës konike
Aksesor opsional për DUB185 / DUB186
Bashkoni hundëzën konike me hundëzën, dhe më pas
instaloni hundëzën te njësia kryesore. Për ta hequr
hundëzën konike, kryeni procedurën e anasjelltë të
instalimit.
Montimi për fshesën me korrent
Instalimi ose heqja e hundëzës
Aksesor opsional për DUB186
Bashkërenditni pjesët e dala në hundëz me kanalet në
njësinë kryesore, më pas fusni hundëzën në njësinë
kryesore, dhe më pas rrotullojeni për ta fiksuar në vend.
►
Fig.3:
1.
Hundëza
Për ta hequr hundëzën, kryeni procedurën e anasjelltë
të instalimit.
Instalimi ose heqja e qeses së pluhurit
Aksesor opsional për DUB185 / DUB186
Bashkërenditni pjesët e dala në xhunton e qeses së
pluhurit me kanalet në njësinë kryesore, më pas fusni
xhunton në njësinë kryesore, dhe më pas rrotullojeni
për ta fiksuar në vend.
►
Fig.4:
1.
Xhuntoja
2.
Qesja e pluhurit
Për të hequr qesen e pluhurit, kryeni procedurën e
kundërt të vendosjes së saj.
Instalimi ose heqja e kompletit të
tubit fleksibël
Aksesor opsional për DUB185 / DUB186
Bashkoni xhunton, zorrën, tubin dhe hundëzën e
shtypur me njësinë kryesore sipas rendit.
►
Fig.5:
1.
Xhuntoja
2.
Zorra
3.
Tubi
4.
Hundëza e
shtypur
Për ta hequr kompletin e tubit fleksibël, kryeni
procedurën e anasjelltë të instalimit.