14
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH101-15
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës
deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë:
Makinë zdrukthimi elektrike
Nr. i modelit/ Lloji: 1806B
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e
mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN60745
Dokumentimi teknik ruhet nga përfaqësuesi ynë i
autorizuar në Evropë që është:
Makita International Europe Ltd.
Michigan Drive, Tongwell,
Milton Keynes, Bucks MK15 8JD, England
30.1.2009
000230
Tomoyasu Kato
Director
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, 446-8502, JAPAN
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB010-4
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
MAKINËN E ZDRUKTHIMIT
1.
Prisni që prerësi të ndalojë përpara se ta
vendosni veglën poshtë.
Prerësi i ekspozuar
mund të aktivizojë sipërfaqen dhe të shkaktojë
humbje të kontrollit dhe lëndim të rëndë.
2.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara të kapjes sepse prerësi mund të
prekë kordonin e tij.
Prerja e një teli me rrymë
mund të elektrizojë pjesët metalike të ekspozuara
të veglës elektrike dhe mund t’i japë punëtorit
goditje elektrike.
3.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër
praktike për ta siguruar dhe për ta mbështetur
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme.
Mbajtja e materialit me dorë ose
përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
4.
Leckat, rrobat, kordoni, fijet dhe objekte të
ngjashme nuk duhen lënë asnjëherë në zonën
e punës.
5.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
6.
Përdorni vetëm fletë të mprehta. Mbajini fletët
me shumë kujdes.
7.
Sigurohuni që bulonat e vendosjes së fletës të
jenë të shtrënguar fort përpara përdorimit.
8.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
9.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
10.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
të vërtetë, lëreni të punojë për pak kohë.
Shikoni për dridhje ose lëkundje që mund të
tregojnë instalim të gabuar ose disk të
pabalancuar mirë.
11.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
12.
Prisni derisa fleta të arrijë shpejtësi të plotë
përpara se të bëni prerje.
13.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që fletët të
ndalojnë plotësisht përpara çdo rregullimi.
14.
Asnjëherë mos e fusni gishtin në kanalin e
largimit të ashklave. Kanali mund të
bllokohet gjatë prerjes së drurit të lagësht.
Pastroni ashklat me një shkop.
15.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
16.
Gjithmonë ndryshoni të dyja fletët ose
kapakët mbi bucelë, në të kundërt humbja e
ekuilibrit do të shkaktojë dridhje dhe do të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
17.
Përdorni vetëm fletët Makita të specifikuara në
këtë manual.
18.
Përdorni gjithmonë maskën kundër
pluhurit/respiratorin e duhur për materialin
dhe për aplikacionin me të cilët po punoni.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të cituara në këtë manual udhëzimesh
mund të shkaktojë dëmtim të rëndë personal.
Summary of Contents for 1806B
Page 54: ...54 ...
Page 55: ...55 ...
Page 56: ...56 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 883347 928 ...