14
ALBANIAN
ALBANIAN (Udhëzimet origjinale)
SPECIFIKIMET
Modeli:
4100KB
Diametri i fletës
125 mm
Trashësia maks. e fletës
2,2 mm
Kapacitetet maks. të prerjes
40 mm
Shpejtësia nominale (n)
12 200 min
-1
Gjatësia totale
231 mm
Pesha neto
3,0 kg
Kategoria e sigurisë
/II
•
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të
ndryshojnë pa dhënë njoftim.
•
Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
•
Pesha sipas Procedurës EPTA 01/2014
Përdorimi i synuar
Vegla përdoret për prerjen e tullave dhe të betonit pa
përdorimin e ujit.
Furnizimi me energji
Vegla duhet të lidhet vetëm me një furnizim me energjie
me të njëjtin tension të treguar në pllakëzën metalike
udhëzuese dhe mund të funksionojë vetëm me rrymë
alternative njëfazore. Ata kanë izolim të dyfishtë dhe
mund të përdorin priza pa tokëzim.
Për sisteme shpërndarjeje publike
me tension të ulët ndërmjet 220 V
dhe 250 V
Ndryshimet e funksionimit të aparatit elektrik shkaktojnë
lëkundje tensioni. Funksionimi i kësaj pajisjeje në
kushte jo të favorshme të rrjetit elektrik mund të
shkaktojë pasoja negative në funksionimin e pajisjeve
të tjera. Me një rezistencë në rrjetin elektrik të barabartë
ose më të vogël se 0,37 om mund të supozohet se
nuk do të ketë pasoja negative. Priza e rrjetit elektrik
që përdoret me këtë pajisje duhet të mbrohet nga një
siguresë ose nga një ndërprerës qarku mbrojtës që
çaktivizohet ngadalë.
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN60745:
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 96 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 107 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
PARALAJMËRIM:
Mbani mbrojtëse për
veshët.
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN60745:
Regjimi i punës: prerje betoni
Emetimi i dridhjeve (a
h
) : 6,0 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
është matur sipas metodës standarde të testimit dhe
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një
tjetër.
SHËNIM:
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
mund të përdoret për një vlerësim paraprak të
ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe
punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.