15
ALBANIAN
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e
prerësit
1.
Mbrojtësja e dhënë me veglën duhet të montohet
mirë te vegla e punës dhe të pozicionohet për
siguri maksimale, në mënyrë që ndaj përdoruesit
të jetë ekspozuar një pjesë sa më vogël e fletës.
Qëndroni bashkë me personat e tjerë larg planit
të fletës prerëse.
Mbrojtësja ndihmon në mbrojtjen
e përdoruesit nga copëzat e thyera të fletës dhe nga
kontakti aksidental me të.
2.
Përdorni vetëm fletë prerëse diamanti për
veglën tuaj elektrike.
Fakti që një aksesor mund
të montohet në veglën tuaj elektrike, nuk garanton
një funksionim të sigurt.
3.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
4.
Fletët duhet të përdoren vetëm për
aplikacionet e rekomanduara. Për shembull:
mos smeriloni me anën e fletës prerëse.
Fletët
abrazive prerëse janë synuar për smerilim anësor,
forcat anësore të ushtruara mbi këto fletë mund të
shkaktojnë thyerjen e tyre.
5.
Gjithmonë përdorni flanxha flete të
padëmtuara që përputhen me diametrin e
fletës së zgjedhur.
Flanxhat e përshtatshme
të fletëve mbështesin fletën duke reduktuar
mundësinë e thyerjes së saj.
6.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të veglës
elektrike.
Aksesorët me përmasa të gabuara nuk
mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
7.
Madhësia e grupit të fletëve dhe të flanxhave
duhet të përputhet me aksin e veglës elektrike.
Fletët dhe flanxhat që kanë vrima në boshte
që nuk përputhen me pjesën tjetër të veglës
elektrike do të humbasin ekuilibrin, do të lëkunden
jashtë mase dhe mund të shkaktojnë humbjen e
kontrollit.
8.
Mos përdorni fletë të dëmtuara. Përpara çdo
përdorimi, kontrolloni fletët për ciflosje dhe
krisje. Nëse vegla elektrike ose fleta ju bie,
kontrolloni për dëmtime ose instaloni një fletë
të padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit
të fletës, qëndroni bashkë me personat e
tjerë larg planit të rrotullimit të fletës dhe
lëreni veglën elektrike të punojë me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Fletët
e dëmtuara zakonisht do të shkëputen nga vegla
gjatë këtij testi.
9.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojnë copëzat abrazive ose
të materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që
prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska
kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë
në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga
funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të
gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
10.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një flete të
thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
11.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
e izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë
me tela të fshehur ose kordonin e vet.
Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t‘i shkaktojnë përdoruesit goditje
elektrike.
12.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt fletës rrotulluese.
13.
Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri
sa aksesori të ketë ndaluar plotësisht.
Fleta
rrotulluese mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
14.
Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj.
Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
15.
Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike.
Ventilatori i motorit do ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe grumbullimi i tepërt
i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe
elektrike.
16.
Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme.
Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
17.
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.