19
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Fig.6
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
çelës, ka një buton bllokimi.
Për të nisur veglën, shtypni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën çelës
për të ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e diskut të diamantit
Fig.7
Mbajeni fllanxhën e jashtme me çelës dhe lironi bulonin
me kokë hekzagonale në drejtim orar me anë të çelësit
hekzagonal. Më pas hiqeni bulonin me kokë
hekzagonale, fllanxhën e jashtme dhe diskun e
diamantit.
Instaloni diskun e diamantit, fllanxhën e jashtme dhe
bulonin me kokë hekzagonale në bosht. Mbajeni
fllanxhën e jashtme me çelës dhe shtrëngoni bulonin
me kokë hekzagonale në drejtim kundërorar me anë të
çelësit hekzagonal. SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI
MIRË BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Fig.8
KUJDES:
•
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
Instalimi i tubit të ujit
Fig.9
Si fillim, veglën nga priza. Lironi bulonin flutur në
niveluesin e thellësisë dhe lëvizni bazën poshtë.
Instaloni tubin e ujit në kasën e fletës duke përdorur
vidën.
Vendosni tubin e vinilit mbi tubin e ujit dhe vendosni
përshtatësin e tubit të vinilit në një rubinet të rrjetit
kryesor të ujit. Rregulloni sasinë e rrjedhjes së ujit
vetëm duke rregulluar rubinetin.
Instalimi i kapakut (A)
Fig.10
Instaloni kapakun (A) në vegël në mënyrë të tillë që ana
me shenjën “Lart ” të drejtohet nga lart.
PËRDORIMI
Fig.11
Rregulloni sasinë e rrjedhës së ujit. Mbajeni veglën fort.
Vendoseni pllakën e bazës mbi materialin e punës që do të
pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun. Në vijim ndizeni
veglën dhe prisni derisa disku të shkojë në shpejtësinë e
plotë. Tani lëvizeni veglën përpara mbi sipërfaqen e
materialit të punës, duke e mbajtur rrafsh dhe duke
përparuar lehtë derisa të përfundoni prerjen. Mbajeni vijën e
prerjes drejt dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme.
KUJDES:
•
Kjo vegël duhet të përdoret vetëm në sipërfaqe
horizontale.
•
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë dhe në vijë
të drejtë. Sforcimi dhe ushtrimi i forcës së tepërt ose
lënia e diskut të anojë, të ngushtohet apo të përdridhet
gjatë prerjes mund të shkaktojë mbinxehje të motorit
dhe kërcim të rrezikshëm mbrapsht të veglës.
•
Duke qenë se prerja e tepërt mund të mbingarkojë
motorin, thellësia e prerjes nuk duhet të jetë më
shumë se 20 mm çdo dorë. Nëse dëshironi të
prisni me thellësi mbi 20 mm, bëni dy duar me
parametra gradualë më të thellë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Veshja e diskut të diamantit
Nëse prerja e diskut të diamantit fillon të dobësohet,
përdorni një disk të vjetër lëmues me kokrra të ashpra
ose bllok betoni për të veshur diskun e diamantit. Për ta
bërë këtë, siguroni mirë diskun mprehës ose bllokun e
betonit dhe prisni në to.
Pas përdorimit
Largoni pluhurin duke i fryrë nga pjesa e brendshme e
veglës duke e ndezur veglën për pak kohë pa e vënë në
punë. Hiqni me furçë pluhurin e grumbulluar mbi bazë.
Grumbullimi i pluhurit në motor ose mbi bazë mund të
shkaktojë keqfunksionim të veglës.
Pastrimi i kapakëve
Fig.12
Kur pluhuri i grumbulluar mbi kapakun (A) duket i tepërt,
lironi morsetën dhe hiqni kapakun (A). Lajeni kapakun
(A) për të hequr pluhurin e grumbulluar dhe fshijeni. Më
pas instaloni kapakun (A) në vegël në mënyrë të tillë që
ana me shenjën “Lart ” të drejtohet nga lart. Shtyjeni
kapakun (A) drejt motorit deri në fund dhe sigurojeni
duke shtrënguar morsetën.