20
Kur të ndërroni diskun, pastroni edhe kapakun (B).
Lironi vidën që siguron kapakun (B) dhe hiqni kapakun
(B). Lajeni kapakun (B) për të hequr pluhurin e
grumbulluar dhe fshijeni. Më pas vendoseni kapakun
(B) në vegël duke shtrënguar vidën. Grumbullimi i
pluhurit brenda kapakëve mund të shkaktojë
keqfunksionim të veglës.
Fig.13
KUJDES:
•
Kur përdorni veglën, sigurohuni që të vendosni
kapakët (A) dhe (B).
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.14
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Në fillim hiqni kapakun (A).
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.15
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Disqe diamanti
•
Çelësi hekzagonal 5
•
Çelësi 22
•
Kufizues (vizore udhëzuese)
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.