18
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
Lironi bulonin flutur në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar bulonin flutur.
Sigurimi i mbrojtëses së diskut
Fig.2
KUJDES:
•
Mbrojtësja e diskut duhet të montohet në vegël në
mënyrë të tillë që pjesa e mbyllur e mbrojtëses të
jetë gjithmonë e drejtuar nga përdoruesi.
Mbrojtësja e diskut mund të rregullohet deri në 80 gradë
pasi të keni liruar dadon e shtrëngimit. Rregullojeni në
këndin e dëshiruar dhe më pas siguroni dadon e shtrëngimit.
Veprimi i ndërrimit
Fig.3
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për veglat me çelës bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit
(në drejtimin A). Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për punime të vazhdueshme tërhiqni këmbëzën e
çelësit (në drejtimin A), shtyni butonin e bllokimit dhe
pastaj shtyni nga brenda levën e bllokimit (drejtimi B).
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
këmbëzën e çelësit (drejtimi A) plotësisht dhe më pas lëshojeni.
Për veglat me çelës zhbllokimi
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, është dhënë një levë bllokimi.
Për ta ndezur veglën shtyni brenda levën e bllokimit (në
drejtimin B) dhe më pas tërhiqni këmbëzën e çelësit (në
drejtimin A). Lëshoni këmbëzën e çelësit për të ndaluar.
Për veglat me çelës bllokimi dhe zhbllokimi
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, është dhënë një levë bllokimi.
Për ta ndezur veglën shtyni brenda levën e bllokimit (në
drejtimin B) dhe më pas tërhiqni këmbëzën e çelësit.
(Drejtimi A) Lëshoni këmbëzën e çelësit për të ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm shtyni brenda levën e
bllokimit (drejtimi B), tërhiqni këmbëzën e çelësit (drejtimi A)
dhe më pas shtypni levën e bllokimit më tutje (drejtimi B).
Për të nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit tërhiqni
këmbëzën e çelësit deri në fund (drejtimi A), dhe më
pas lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e diskut
Për të hequr diskun, shtypni bllokimin e bushtit për ta
mbajtur boshtin të qëndrueshëm, më pas lironi bulonin
hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim orar me anë të
çelësit hekzagonal.
Për të instaluar diskun, vendoseni flanxhën me pjesën e
saj të ngritur në drejtim të veglës dhe më pas vendosni
unazën përpara se të instaloni diskun në bosht dhe një
flanxhë tjetër me pjesën e ngritur të drejtuar nga jashtë.
Sigurohuni që të shtrëngoni plotësisht bulonin
hekzagonal në drejtim të kundërt orar pasi të keni
montuar diskun e ri, përndryshe përdorimi i veglës do të
paraqesë rrezik.
Fig.4
Fig.5
KUJDES:
•
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni që të tërhiqni veglën kur prisni një material
pune.
•
Përdoreni këtë vegël vetëm për prerje në vijë të
drejtë. Prerjet me kthesa mund të shkaktojnë krisje
nga mbingarkesa ose fragmentime të diskut të
diamantit dhe diskut prerës abraziv, gjë që mund
të rezultojë në lëndime të personave në afërsi.
•
Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe prisni derisa
disku të ndalojë tërësisht përpara se ta vendosni
veglën diku.
•
Kur prisni blloqe betoni, pllaka ose materiale
ndërtimi mos bëni prerje me thellësi më të madhe
se 60 mm. Kur duhet të prisni një material pune
nga 60 mm deri në 100 mm bëni më shumë se dy
kalime për prerje. Thellësia e prerjes më efikase
është rreth 40 mm.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Në fillim mbajeni
diskun pa e vënë në kontakt me materialin e punës që
do të prisni. Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa
disku të marrë shpejtësinë e plotë.
Fig.6
Prerja bëhet duke tërhequr veglën drejt jush (jo duke e
shtyrë larg vetes). Gjatë prerjes dhëmbëzën në bazë
bashkërenditeni me vijën e prerjes.
Fikni veglën në pozicionin e fiksuar pasi mbaroni një
prerje. Pasi disku të ndalojë plotësisht ngrijeni veglën.