19
27.
Përdorni vetëm disk sharre me diametrin që
shënohet në vegël ose që specifikohet në
manual.
Përdorimi i një disku me madhësi jo të
duhur mund të ndikojë në mbrojtjen e
përshtatshme të diskut ose në funksionimin e
mbrojtëses, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim
të rëndë personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni bazën
lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
KUJDES:
•
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Shikimi
Fig.2
Kur bëni prerje, vini në vijë të drejtë pozicionin A në
pjesën e përparme të bazës me vijën tuaj të prerjes në
materialin e punës.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për veglat me buton zhbllokimi
Fig.3
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
çelës, ka një buton bllokimi.
Për të nisur veglën, shtypni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën çelës
për të ndaluar.
KUJDES:
•
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa shtypur
butonin e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit.
Për veglat pa buton zhbllokimi
Fig.4
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.