17
gabuara nuk mund të mbrohen ose të
kontrollohen siç duhet.
7.
Madhësia e grupit të disqeve dhe të flanxhave
duhet të përputhet me aksin e veglës elektrike.
Disqet dhe flanxhat që kanë vrima në boshte që
nuk përputhen me pjesën tjetër të veglës elektrike
do të humbasin ekuilibrin, do të lëkunden jashtë
mase dhe mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
8.
Mos përdorni disqe të dëmtuara. Përpara çdo
përdorimi, kontrolloni disqet për ciflosje dhe
krisje. Nëse vegla elektrike ose disku ju bien,
kontrolloni për dëmtime ose instaloni një disk
të padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit të
diskut, qëndroni bashkë me personat e tjerë
larg planit së rrotullimit të diskut dhe lëreni
veglën elektrike të punojë me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Disqet
e dëmtuara zakonisht do të shkëputen nga vegla
gjatë këtij testi.
9.
Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale. Në
varësi të aplikacionit, përdorni mbrojtëse për
fytyrën ose syze sigurie të mëdha ose të vogla.
Sipas rastit, mbani maskë kundër pluhurit,
mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe përparëse
mbrojtëse që mund të ndalojnë copëzat
abrazive ose të materialit të punës.
Mbrojtësja
e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë copat
fluturuese që prodhohen nga veprimet e
ndryshme. Maska kundër pluhurit ose respiratori
duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i veglës. Ekspozimi
për një kohë të gjatë në zhurma me intensitet të
lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
10.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës
duhet të mbajë veshur mjetet mbrojtëse
personale.
Copëzat e materialit të punës ose të
një disku të thyer mund të fluturojnë larg dhe të
shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
11.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur ose kordonin e vet.
Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t’i japin punëtorit një goditje elektrike.
12.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të tërhiqet drejt diskut prerës.
13.
Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri
sa aksesori të ketë ndaluar plotësisht.
Disku
prerës mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
14.
Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj.
Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
15.
Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së
veglës elektrike.
Ventilatori i motorit do ta
tërheqë pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i
tepërt i pluhurit të metalit mund të shkaktojë
rreziqe elektrike.
16.
Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme.
Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
17.
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërime përkatëse
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku rrotullues bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të diskut
rrotullues e cila bën që vegla elektrike të dalë jashtë
kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të drejtimit
të diskut rrotullues në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
shkaktuar daljen ose kërcimin e diskut nga vendi. Disku
mund të kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në
varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e
bllokimit. Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla
kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
a)
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes.
Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.
b)
Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit
rrotullues.
Aksesori mund të kundërveprojë mbi
dorën tuaj.
c)
Mos e mbani trupin në një vijë me diskun
prerës.
Kundërveprimi e shtyn veglën në drejtimin
e kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
d)
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit.
Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
e)
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen
e druve, disk të segmentuar diamanti me
hapësirë anësore më të madhe se 10 mm ose
teh sharre të dhëmbëzuar.
Disqe të tilla krijojnë
kundërveprime të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
f)
Mos e “bllokoni” diskun dhe mos ushtroni
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni