18
prerje të thella.
Ushtrimi i forcës së tepërt mbi disk
rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj përdredhjeve
ose kapjes së diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e
kundërveprimit ose të thyerjes së diskut.
g)
Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen
për çfarëdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike
dhe mbajeni veglën elektrike pa lëvizur derisa
disku të ndalojë plotësisht. Mos provoni
asnjëherë ta tërhiqni diskun nga procesi i
prerjes kur disku është duke lëvizur,
përndryshe mund të ndodhë kundërveprim.
Hetoni dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për të
eliminuar ngecjen e diskut.
h)
Mos e rifilloni procesin e prerjes së
materialit të punës. Lejoni diskun të arrijë
shpejtësinë maksimale dhe futeni sërish me
kujdes te vendi i prerjes.
Disku mund të kapet, të
shkojë lart ose të kundërveprojë nëse vegla
elektrike rindizet brenda materialit të punës.
i)
Mbështetini panelet ose çdo material të madh
pune për të minimizuar rrezikun e bllokimit të
diskut dhe të kundërveprimit.
Materialet e
mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes
dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët
e diskut.
j)
Tregoni kujdes të veçantë kur bëni “prerje në
xhep” në muret ekzistuese ose në zona të tjera
me shikim të kufizuar.
Disku i dalë mund të
presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose objekte
që mund të shkaktojnë kundërveprim.
18.
Përpara se të përdorni disk të segmentuar
diamanti, sigurohuni që disku i diamantit të
ketë hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak
ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd negativ
pjerrësie.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
19.
Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese. Kjo mund të shkaktojë aksidente
të rënda, sepse është shumë e rrezikshme.
20.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni bazën
lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
KUJDES:
•
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Prerje me buzë
Fig.2
Lirojeni çelësin në pllakën e shkallëzimit të buzëve në
pjesën e parme të bazës. Caktoni këndin e dëshiruar
(0° - 45°) duke e anuar sipas nevojës dhe shtrëngojeni
mirë çelësin.
Rregullimi i përpikërisë së prerjeve 90°
(prerje vertikale)
Fig.3
Fig.4
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, rregulloni vidën rregulluese me çelës
heksagonal ndërkohë që drejtoni tehun me bazën me
anë vizoreje trekëndore, skuadre etj.
Shikimi
Fig.5
Për prerje të drejta, rreshtoni në një vijë anën e djathtë
të dhëmbëzës në pjesën e parme të bazës me vijën e
prerjes mbi materialin e punës. Për prerje me buzë 45°,
rreshtoni në një vijë anën e majtë të dhëmbëzës në
pjesën e parme të bazës me të.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Fig.6
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
çelës, ka një buton bllokimi.
Për të nisur veglën, shtypni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën çelës
për të ndaluar.