218 SHQIP
9.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
10.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë
e baterisë me një objekt të fortë.
Një sjellje e
tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
11.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
12.
Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
13.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
14.
Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita.
Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
15.
Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
16.
Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë
mund të nxehet, gjë që mund të shkaktojë
djegie ose djegie në temperaturë të ulët.
Tregoni kujdes gjatë manovrimit të kutive të
nxehta të baterive.
17.
Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
18.
Mos lejoni që grumbullimin e ashklave,
pluhurave ose papastërtive në terminalet,
vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë.
Mund të
shkaktojë ngrohje, marrje flakë, plasje dhe avari të
veglës ose të kutisë së baterisë, duke rezultuar në
djegie ose lëndime personale.
19.
Përveç kur vegla e mbështet përdorimin
pranë linjave elektrike me voltazh të lartë,
mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave
elektrike me voltazh të lartë.
Kjo mund të
shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës ose të
kutisë së baterisë.
20.
Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur
jetëgjatësinë maksimale të
baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
nga vegla ose karikuesi.
5.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
HYRJE
Informacion i përgjithshëm
Kompresori i ajrit është i pajisur me një pompë pa vaj të
ndërtuar për rezistencë dhe pa nevojë për mirëmbajtje.
Kompresori mund të përdoret për gozhduese dhe
kapëse pneumatike me vlerën e duhur. Për këto
aplikime është siguruar një rregullator i presionit të ajrit.
Përdorimi i synuar
Ky kompresor me ajër është bërë për përdorime
profesionale të nguljes së gozhdëve dhe kapëseve.
PARALAJMËRIM:
Mos e përdorni asnjëherë
kompresorin për aplikime të tjera, përveçse për
të përdorur një gozhduese ose kapëse me vlerën
e duhur.
Përdorimi i kompresorit për aplikime të tjera
mund të shkaktojë dëmtime të pronës dhe dëmtime
fizike.
Duhet të përdoren transformatorë ajri të veçantë që
kombinojnë funksionet e rregullimit të ajrit dhe/ose
pastrimit të lagështisë dhe papastërtive kur është e
nevojshme.
PARALAJMËRIM:
Përdoreni matësin e
presionit vetëm për referencë. Kontrolloni
presionin e ajrit duke përdorur pajisje matëse të
kalibruara gjatë dhe pas fryrjes së objekteve.