220 SHQIP
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Ky kompresor është i pajisur me një sistem për
mbrojtjen e baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
kompresorit dhe baterisë. Kompresori do të ndalojë
automatikisht gjatë punimit nëse kompresori/bateria
vendoset në një prej situatave të mëposhtme:
Mbingarkohet
Mjeti/bateria përdoret në një mënyrë që e bën atë të
marrë rrymë të lartë anormale. Në këtë situatë, fikeni
kompresorin dhe ndaloni punën që ka bërë që kompresori
të mbingarkohet. Më pas ndizeni kompresorin.
Nëse kompresori nuk ndizet, bateria është mbinxehur.
Në këtë situatë, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish kompresorin.
Tension i ulët i baterisë
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i ulët dhe
kompresori nuk do të punojë. Nëse e ndizni veglën,
motori ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë situatë,
hiqni dhe karikoni kutinë e baterisë.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë kompresorin dhe i jep mundësi
mjetit të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjithë hapat
e mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur kompresori ka
arritur në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni kompresorin dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2. Karikoni baterinë ose ndërrojeni atë me një bateri
të karikuar.
3. Lëreni kompresorin dhe baterinë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
PËRDORIMI
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
►
Fig.2:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq siç tregohet në figurë, nuk është e
bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
►
Fig.3:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Përshkrim i operimit
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga zhurma
•
Mbani mbrojtëse dëgjimi për t’i mbrojtur
veshët nga zhurma e shkarkimit gjatë punës.
Valvula e shkarkimit:
Valvula e shkarkimit ndodhet në fund të depozitës së
ajrit dhe ajo përdoret për të shkarkuar kondensimin në
fund të çdo përdorimi.
Sistemi i fikjes automatike:
Nëse kompresori fiket automatikisht para se të arrijë
presionin normal cut-off:
1. Çojeni çelësin On/Auto-Off në pozicionin “Off”.
2. Hiqni kutinë e baterisë.
3. Prisni derisa kompresori të ftohet. (rreth 10 min.)
4. Instaloni kutinë e baterisë.
5. Çojeni çelësin On/Auto-Off në pozicionin “On/
Auto”.