74 ALBANIAN
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e sigurisë të
gozhduesit/mbërthyesit pneumatik
të kapëseve
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e udhëzimeve
mund të rezultojë në lëndime serioze, goditje elektrike
dhe/ose zjarr.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Për sigurinë personale dhe funksionimin dhe
mirëmbajtjen e veglës, lexoni këtë manual përdorimi
përpara së të përdorni veglën.
Siguria e përgjithshme
1.
Ndalohet çdo përdorim tjetër përveç përdorimit
për të cilin është prodhuar. Veglat e nguljes së
kunjave me aktivizim të vazhdueshëm ose me
kontakt duhet të përdoren vetëm për aplikime
prodhimi.
2.
Mbajini gishtat larg nga këmbëza kur nuk e
përdorni këtë vegël dhe kur lëvizni nga një
pozicion pune në tjetrin.
3.
Rreziqe të shumta. Lexoni dhe kuptoni
udhëzimet e sigurisë përpara lidhjes,
shkëputjes, ngarkimit, përdorimit, mirëmbajtjes,
ndërrimit të aksesorëve ose punimeve pranë
veglës. Nëse nuk veprohet kështu mund të
rezultojë në lëndime serioze të trupit.
4.
Mbajini larg drejtimit të shkrepjes të gjitha
pjesët e trupit siç janë duart, këmbët, etj. dhe
sigurohuni që kunjat të mos depërtojnë nga
materiali i punës në pjesët e trupit.
5.
Kur përdorni veglën, jini të vetëdijshëm që kunji
mund të shmanget dhe të shkaktojë lëndim.
6.
Mbajeni veglën fort dhe përgatituni të
menaxhoni zmbrapsjen.
7.
Vetëm operatorët e aftë teknikisht duhet ta
përdorin veglën e nguljes së kunjave.
8.
Mos e modifikoni veglën e nguljes së kunjave.
Modifikimet mund të reduktojnë efikasitetin
e masave të sigurisë dhe rrisin rreziqet ndaj
operatorit dhe/ose të personave të tjerë pranë.
9.
Mos e hidhni manualin e përdorimit.
10.
Mos e përdorni veglën nëse vegla është
dëmtuar.
11.
Kini kujdes kur përdorni kunjat, veçanërisht
kur i ngarkoni dhe i zbrazni, sepse kunjat
kanë maja të mprehta që mund të shkaktojnë
lëndime.
12.
Gjithmonë kontrollojeni veglën përpara se ta
përdorni për pjesë të thyera, të shkëputura ose
të konsumuara.
13.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Përdoreni
vetëm në një vend të sigurt pune. Mbani në
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin.
14.
Mbajini personat e tjerë larg (kur punoni në
një zonë ku ka të ngjarë që të kalojnë njerëz).
Shënojeni qartë zonën ku ju punoni.
15.
Asnjëherë mos e drejtoni veglën ndaj vetes
ose të tjerëve.
16.
Mos e mbështetni gishtin në këmbëz kur e
ngrini veglën, kur lëvizni mes zonave dhe
pozicioneve të punës ose kur ecni, sepse
gishti i mbështetur mbi këmbëz mund të çojë
në aktivizim pa dashje të veglës. Për veglat me
aktivizim selektiv, gjithmonë kontrolloni veglën
përpara përdorimit për të siguruar se është
zgjedhur regjimi i duhur.
17.
Mbani veshur vetëm doreza që sigurojnë
ndjesi të mjaftueshme dhe kontroll të sigurt të
këmbëzave dhe pajisjeve të tjera rregulluese.
18.
Kur e lini veglën, shtrijeni atë poshtë mbi
një sipërfaqe të sheshtë. Nëse përdorni
grepin me të cilin është pajisur vegla, vareni
veglën në mënyrë të sigurt mbi sipërfaqen e
qëndrueshme.
19.
Mos kryeni veprime me veglën kur jeni nën
ndikimin e alkoolit, drogave ose substancave
të ngjashme.
Rreziqet nga fluturimi i kunjave
1.
Vegla e nguljes së kunjave duhet të shkëputet
kur zbrazni kunjat, bëni rregullime, pastroni
bllokimet ose ndërroni aksesorët.
2.
Gjatë përdorimit kini kujdes që kunjat të
depërtojnë saktë në material dhe të mos
shmangen/shkrepen gabimisht drejt operatorit
dhe/ose personave të tjerë afër.
3.
Gjatë përdorimit, mund të dalin mbetje
nga materiali i punës dhe sistemi i nguljes/
sistemimit.
4.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.