22
ALBANIAN
12.
Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t’i kontrolloni funksionet.
Ndalimi i shpejtë për prerjen me
kanale në dërrasë me trashësi 3, 4
ose 6 mm
Duke rrotulluar ndalimin e shpejtë, mund të zgjidhni
shpejt thellësinë e duhur të prerjes me kanal për
dërrasë me trashësi 3, 4 ose 6 mm.
Numri, i cili shihet nga ana e dorezës, tregon trashësinë
e dërrasës së materialit të punës.
Për rregullimin e saktë të thellësisë së kanalit, përdorni
çelësin e rregullimit të thellësisë.
►
Fig.7:
1.
Ndalimi i shpejtë
2.
Çelësi i rregullimit të
thellësisë
Thellësia 0 mm është e vendosur në rregull kur vegla
dërgohet nga fabrika, por nëse e keni ndryshuar
thellësinë e kanalit duke rregulluar çelësin, rregullojeni
sërish thellësinë 0 mm si vijon:
1.
Rrotulloni ndalimin e shpejtë në 0 mm.
2.
Rrotulloni çelësin e rregullimit të thellësisë për të
rregulluar thellësinë.
3.
Sigurohuni që fleta të mos bjerë në kontakt me
materialin e punës.
4.
Mbajeni veglën mirë me njërën dorë në mbajtësen
e përparme dhe dorën tjetër në dorezën e veglës.
Shtypni butonin e zhbllokimit dhe ndizni veglën.
5.
Shtypni me ngadalë poshtë kokën e sharrës
plotësisht dhe kontrolloni nëse fleta e prerësit të
kanaleve nuk ka kontakt, por pothuajse e prek
materialin e punës. Nëse jo, ndalojeni veglën dhe prisni
derisa fleta e prerësit të kanaleve të ndalojë plotësisht
dhe rregulloni thellësinë duke rrotulluar sërish çelësin e
rregullimit të thellësisë.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Për të rregulluar thellësinë e prerjes, rrotulloni çelësin e
rregullimit të thellësisë.
Për prerje më të thellë, rrotullojeni në drejtim të
akrepave të orës. Për prerje më të cekët, rrotullojeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës.
►
Fig.8:
1.
Çelësi i rregullimit të thellësisë
Shikimi
Shenja trekëndore në bazë tregon qendrën e fletës së
prerësit të kanaleve.
Kur përdorni fletën e prerësit të kanaleve,
bashkërenditni shenjën e jashtme trekëndore me vijën
e prerjes.
Kur përdorni fletën e sharrës së rrumbullakët (aksesor
opsional), bashkërenditni shenjën e brendshme
trekëndore me vijën e prerjes.
►
Fig.9:
1.
Baza
2.
Shenja e jashtme trekëndore
3.
Shenja e brendshme trekëndore
4.
Vija e
prerjes
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin “FIKUR” kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën shtypni brenda butonin e
zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin.
Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
►
Fig.10:
1.
Butoni i zhbllokimit
2.
Çelësi
Disku i rregullimit të shpejtësisë
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë
nuk shërben për të përdorur disqe me shpejtësi
të ulët, por për të marrë një shpejtësi që
është e përshtatshme për materialin e punës.
Përdorni vetëm disqe të cilat janë parashikuar për
të paktën shpejtësinë maksimale pa ngarkesë te
SPECIFIKIMET.
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund
të kthehet deri në 6 dhe sërish në 1.
Mos ushtroni
forcë pas 6 ose 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë mund të mos funksionojë më.
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet duke rrotulluar
diskun. Kur disku rrotullohet në drejtim të numrit 6
përftohet një shpejtësi më e lartë; kur disku rrotullohet
në drejtim të numrit 1, përftohet një shpejtësi më e ulët.
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë
e duhur për materialin që do të pritet. Megjithatë,
shpejtësia e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit
ose trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia
më e lartë ju lejon që t’i prisni materialet më shpejt, por
në këtë mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të thikës do të
ulet.
Numri
min
-1
1
2 200
2
2 700
3
3 800
4
4 900
5
6 000
6
6 400
►
Fig.11:
1.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Summary of Contents for CA5000
Page 2: ...Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 1 2 Fig 7 1 Fig 8 2 ...
Page 3: ...1 4 2 3 Fig 9 2 1 Fig 10 1 Fig 11 2 1 3 Fig 12 1 Fig 13 Fig 14 2 1 Fig 15 1 2 3 4 Fig 16 3 ...
Page 4: ...1 Fig 17 1 2 3 4 Fig 18 1 Fig 19 2 1 Fig 20 1 2 Fig 21 1 Fig 22 Fig 23 1 Fig 24 4 ...
Page 5: ...1 Fig 25 1 Fig 26 1 Fig 27 5 ...
Page 78: ...78 ...
Page 79: ...79 ...