28 SHQIP
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pas përdorimit
VINI RE:
Mbështetja e pastruesit në mur pa
mbështetëse tjetër mund të bëjë që pastruesi të
bjerë dhe të dëmtohet.
►
Fig.36
Pastrimi
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Mos e fryni pluhurin që është ngjitur në
pastrues dhe filtra me kompresor me ajër.
Kjo do
të fusë pluhurin në fole dhe do të shkaktojë avari.
VINI RE:
Pas larjes së filtrave, thajini ata
plotësisht përpara përdorimit.
Filtrat e patharë mirë
mund të shkaktojnë thithje të dobët dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
VINI RE:
Pas pastrimit të filtrave dhe filtrit prej
sfungjeri, sigurohuni që t’i riinstaloni ata përpara
përdorimit.
Nëse e përdorni pastruesin pa filtrat dhe
filtrin prej sfungjeri, në folenë e motorit futet pluhur
dhe shkakton avari.
Trupi i pastruesit
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e
pastruesit) të pastruesit duke përdorur një leckë të
njomur me ujë me sapun.
Pastroni gjithashtu grykën e thithjes dhe zonën e
montimit të filtrit.
►
Fig.37
Filtri
Lajeni filtrin me ujë me sapun kur bllokohet me pluhur
dhe bie fuqia e pastruesit. Thajeni plotësisht para
përdorimit.
►
Fig.38
Filtri prej sfungjeri
Kur filtri i sfungjerit ndotet, pastrojeni atë si vijon.
1.
Hiqni filtrin.
2.
Nxirrni filtrin prej sfungjeri nga mes shtyllave.
3.
Pastroni filtrin prej sfungjeri duke e goditur ose
duke e larë. Nëse e lani, thajeni atë plotësisht para
përdorimit.
4.
Futni filtrin prej sfungjeri nga mes shtyllave dhe
vendoseni në pozicionin fillestar. Sigurohuni që çdo
fund i poshtëm i shtyllës të mbajë filtrin prej sfungjeri
dhe që të mos ketë hapësirë mes filtrit prej sfungjeri dhe
grykës së thithjes.
►
Fig.39:
1.
Filtri prej sfungjeri
2.
Fundi i poshtëm i
shtyllës
Pastrimi i hundëzës
Kur furça e hundëzës bëhet me pluhur, pastrojeni
pluhurin me letër me ngjitëse.
►
Fig.40:
1.
Furça
Zgjidhja e problemeve
Përpara se të kërkoni riparime, kontrolloni pikat e mëposhtme.
Simptoma
Fusha që duhet hetuar
Metoda e rregullimit
Fuqi e ulët thithëse
Mos është mbushur kapsula e pluhurit?
Zbrazni kapsulën e pluhurit.
Mos është bllokuar filtri?
Pastroni ose lani filtrin.
Mos është mbaruar kutia e baterisë?
Karikoni kutinë e baterisë.
Nuk punon
Mos është mbaruar kutia e baterisë?
Karikoni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mos u përpiqni ta riparoni vetë pastruesin.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer
nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi
të Makita-s.
Summary of Contents for CL106FD
Page 2: ...Fig 1 3 1 2 Fig 2 1 2 Fig 3 1 Fig 4 1 2 Fig 5 3 2 1 Fig 6 2 1 Fig 7 1 2 Fig 8 2 ...
Page 3: ...1 2 Fig 9 1 2 Fig 10 1 2 Fig 11 2 1 Fig 12 1 2 Fig 13 1 2 Fig 14 1 Fig 15 1 Fig 16 3 ...
Page 4: ...1 Fig 17 2 1 Fig 18 Fig 19 3 2 1 Fig 20 1 Fig 21 1 Fig 22 1 Fig 23 2 1 3 Fig 24 4 ...
Page 5: ...1 2 Fig 25 1 Fig 26 1 Fig 27 2 1 Fig 28 1 2 Fig 29 1 Fig 30 1 Fig 31 1 2 3 Fig 32 5 ...
Page 6: ...2 1 Fig 33 3 2 1 Fig 34 Fig 35 Fig 36 Fig 37 Fig 38 1 2 Fig 39 6 ...
Page 7: ...1 Fig 40 1 2 3 Fig 41 2 3 1 4 Fig 42 2 1 Fig 43 1 2 Fig 44 1 2 Fig 45 7 ...
Page 8: ...2 1 3 Fig 46 8 ...
Page 83: ...83 ...