27
SHQIP
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë
udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme.
•
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga
fëmijë pa mbikëqyrje.
•
Shihni kapitullin “SPECIFIKIMET” për referencën e llojit të baterisë.
•
Shihni seksionet “Heqja e baterisë së integruar” dhe “Instalimi i baterisë zëvendësuese” për mënyrën e
ndërrimit të baterisë.
•
Bateritë e përfshira me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Kur
hidhni baterinë, hiqeni nga pajisja dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret lokale rreth hedhjes së
baterisë.
•
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh kontakt,
shpëlani me ujë.
•
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. Kjo
gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
•
Shihni kapitullin “SPECIFIKIMET” për referencën e llojit të karikuesit. Për qëllimet e karikimit të baterisë,
përdorni vetëm karikuesin që vjen me pajisjen.
•
Shihni seksionin “Simbolet” për kuptimin e simboleve të përdorura për pajisjen.
•
Shihni kapitullin “MIRËMBAJTJA” për detajet e duhura të masave të kujdesit gjatë mirëmbajtjes nga
përdoruesi.
SPECIFIKIMET
Modeli:
CL117FD
Kapaciteti
650 ml
Përdorimi i vazhdueshëm
(me bateri BL1020V)
3 (Regjimi me shpejtësi maksimale)
Rreth 10 min
2 (Regjimi me shpejtësi të lartë)
Rreth 18 min
1 (Regjimi me shpejtësi normale)
Rreth 55 min
Gjatësia totale
Trupi i fshesës
457 mm
Me tubin zgjatues dhe grykëzën
992 - 1 232 mm
Pesha neto
1,0 kg
Tensioni nominal
D.C. 10,8 V - 12 V maks.
•
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të
ndryshojnë pa dhënë njoftim.
•
Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
•
Pesha nuk përfshin aksesorët.
•
Për qëllimet e karikimit të baterisë, përdorni vetëm karikuesin që vjen me pajisjen.
Kutia e aplikueshme e baterisë dhe karikuesi
Kutia e baterisë
Karikuesi i baterisë
Koha e karikimit (orë)
BL1020V
DC1002
2,0
•
Koha e karikimit varion sipas temperaturës (10 °C (50 °F) - 40 °C (104 °F)) në të cilën karikohet bateria dhe
nga gjendja e kutisë së baterisë, si p.sh. një kuti baterie që është e re ose që nuk është përdorur për një kohë
të gjatë.
PARALAJMËRIM:
Përdorni vetëm kutitë e baterisë dhe karikuesit e listuar më lart.
Përdorimi i
karikuesve dhe kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
Summary of Contents for CL117FD
Page 2: ...2 1 2 Fig 1 1 Fig 2 1 2 Fig 3 1 Fig 4 1 2 3 Fig 5 1 2 3 Fig 6 1 2 4 3 Fig 7 1 2 Fig 8 ...
Page 3: ...3 1 2 Fig 9 2 1 Fig 10 1 2 Fig 11 1 Fig 12 1 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 Fig 15 2 1 Fig 16 ...
Page 4: ...4 1 2 Fig 17 1 2 Fig 18 1 2 Fig 19 1 2 3 4 Fig 20 1 2 Fig 21 Fig 22 1 2 Fig 23 ...
Page 5: ...5 Fig 24 1 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 Fig 27 1 2 Fig 28 1 2 3 Fig 29 Fig 30 1 Fig 31 ...
Page 6: ...6 Fig 32 Fig 33 Fig 34 Fig 35 Fig 36 1 2 Fig 37 1 Fig 38 ...
Page 7: ...7 1 2 Fig 39 1 Fig 40 1 2 Fig 41 1 Fig 42 Fig 43 1 2 3 4 5 Fig 44 1 2 3 4 Fig 45 ...
Page 8: ...8 1 2 Fig 46 2 1 Fig 47 1 2 Fig 48 1 2 3 Fig 49 ...
Page 103: ...103 ...