19
13.
Mos përdorni fletë të pamprehura ose të
dëmtuara.
Fletët e pamprehura ose të vendosura
në mënyrën e gabuar bëjnë prerje të ngushtë,
duke shkaktuar fërkim të tepërt, ngecje të fletës
dhe zmbrapsje.
14.
Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen
dhe sigurohen përpara se të kryhet prerja.
Nëse rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo
mund të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
15.
Bëni kujdes të veçantë kur sharroni me
shpejtësi në mure ekzistues ose në zona të
tjera që nuk shihen.
Fleta e dalë mund të presë
objekte që mund të shkaktojnë kundërveprim. Për
sharrime me shpejtësi, tërhiqni mbrojtësen e
poshtme me anë të dorezës tërheqëse.
Funksioni i mbrojtëses së poshtme
16.
Kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje të
saktë përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni
veglën nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz
lirshëm dhe nuk mbyllet menjëherë. Asnjëherë
mos e fiksoni ose lidhni mbrojtësen e poshtme në
pozicion të hapur.
Nëse vegla rrëzohet
aksidentalisht, mbrojtësja e poshtme mund të
përthyhet. Ngrini mbrojtësen e poshtme me levën
tërheqëse dhe sigurohuni që ajo të lëvizë lirshëm dhe
të mos e prekë fletën apo ndonjë pjesë tjetër në të
gjithë këndet dhe thellësitë e prerjes.
17.
Kontrolloni funksionimin dhe gjendjen e
sustës së mbrojtëses së poshtme. Nëse
mbrojtësja dhe susta nuk funksionojnë siç
duhet, ato duhet të rregullohen përpara
përdorimit.
Mbrojtësja e poshtme mund të
funksionojë ngadalë për shkak të pjesëve të
dëmtuara, depozitimeve ngjitëse ose mbeturinave
të grumbulluara.
18.
Mbrojtësja e poshtme mund të tërhiqet
manualisht vetëm për prerje të veçanta, siç
janë “prerjet e pjerrëta” dhe “prerjet e
përbëra”. Ngrini mbrojtësen e poshtme duke
tërhequr dorezën dhe duhet ta lëshoni
mbrojtësen e poshtme sapo fleta të hyjë në
material.
Për të gjitha prerjet e tjera, mbrojtësja e
poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
19.
Gjithmonë kontrolloni që mbrojtësja e poshtme të
ketë mbuluar fletën përpara se ta vendosni veglën
në karrige apo dysheme.
Fleta e pambrojtur dhe në
lëvizje të lirë shkakton lëvizjen prapa të veglës, e cila
do të presë çfarëdo që gjendet përpara saj. Llogarisni
kohën që i duhet fletës për të ndaluar pasi lëshohet
çelësi.
20.
Për të kontrolluar mbrojtësen e poshtme,
hapeni mbrojtësen me dorë, pastaj lëshojeni
dhe shikoni mbylljen e saj. Kontrolloni që
doreza tërheqëse të mos prekë trupin e
pajisjes.
Është SHUMË E RREZIKSHME lënia
pa mbrojtje e fletës dhe ajo mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë personal.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
21.
Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
22.
RREZIK:
Mos provoni të hiqni materialin e prerë
ndërkohë që fleta është në lëvizje.
KUJDES: Fletët lëvizin pas fikjes.
23.
Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së
veglës në atë pjesë të materialit të punës që
mbështetet fort, jo në pjesën që do të rrëzohet
kur të bëhet prerja.
24.
Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese. Kjo është shumë e rrezikshme
dhe mund të shkaktojë aksidente të rënda.
25.
Vini syze sigurie dhe mbrojtëse dëgjimi gjatë
punës.
26.
Mos përdorni disqe abrazive.
27.
Përdorni vetëm diskun me diametrin që
shënohet në vegël ose që specifikohet në
manual.
Përdorimi i një disku me përmasa të
gabuara mund të ndikojë në mbrojtjen e duhur të
diskut ose funksionimin e mbrojtëses, gjë e cila
mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
ENC007-9
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë,
lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e
masave parandaluese te (1) ngarkuesi i
baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor
baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë
me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Summary of Contents for DCS551
Page 27: ...27 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ...
Page 31: ...31 8 10 15 Makita 9 10 11 12 15 13 ...
Page 32: ...32 14 15 Makita Makita Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 42: ...42 12 13 14 15 16 17 18 19 è 20 21 22 23 24 25 26 27 Њ ENC007 9 1 1 2 3 ...
Page 43: ...43 2 3 4 5 1 2 3 6 50 ゚ C 122 ゚ F 7 8 9 10 1 2 3 10 ゚ C 40 ゚ C 50 ゚ F 104 ゚ F 4 1 B 2 ...
Page 46: ...46 11 12 Њ 15 13 14 15 ...
Page 47: ...47 Њ Makita Makita Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 58: ...58 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 Њ 23 24 25 26 27 Њ ENC007 9 1 џ 1 2 3 2 џ 3 ...
Page 62: ...62 12 Њ 15 13 14 Њ 15 Њ Њ ...
Page 63: ...63 Makita Makita Њ Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 66: ...66 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ...
Page 70: ...70 10 15 Makita 9 10 11 12 15 13 ...
Page 71: ...71 14 15 Makita Makita Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 74: ...74 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ENC007 9 1 1 2 3 2 ...
Page 75: ...75 3 4 5 1 2 3 6 50 ゚ C 122 ゚ F 7 8 9 10 1 2 3 10 ゚ C 40 ゚ C 50 ゚ F 104 ゚ F 4 1 B 2 ...
Page 78: ...78 11 12 15 13 14 15 ...
Page 79: ...79 5 20 5 Makita ...