23
Fig.12
Grepi mund të montohet në anën e motorit të veglës siç
ilustrohet. Për të instaluar grepin, vendoseni në një
kanal në folenë e veglës dhe sigurojeni me vidë. Për të
hequr grepin, lironi vidën dhe nxirreni.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Futeni gjithmonë kutinë e baterisë derisa të arrijë
deri në fund. Nëse shikoni treguesin e kuq në
anën e sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar
plotësisht. Instalojeni plotësisht derisa pjesa e
kuqe të mos shihet. Nëse jo, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga vegla duke ju lënduar ju ose
personat pranë.
•
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë dhe në
vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me forcë, ose
mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
•
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
•
Asnjëherë mos e përdridhni dhe mos ushtroni
forcë mbi vegël gjatë prerjes. Kjo mund të
shkaktojë mbingarkesë të motorit dhe/ose
zmbrapsje të rrezikshme, që mund të çojë në
lëndim të rëndë të punëtorit.
•
Përpara përdorimit, mbani gjithmonë mbrojtëse
për sytë ose syze.
Fig.13
Mbajeni veglën fort. Vegla është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja
për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart
përdoren për të mbajtur veglën, ato nuk mund të priten
nga disku. Vendoseni bazën mbi materialin e punës që
do të pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun. Në vijim
ndizeni veglën dhe prisni derisa disku të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
prerja të përfundojë.
Për të bërë prerje sa më të pastra, mbajeni drejt vijën e
prerjes dhe shpejtësinë e avancimit të njëjtë. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë diskun e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme
dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni
derisa disku të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën.
Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni
sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që
ekspozojnë operatorin ndaj tallashit që nxjerr vegla.
Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
Fig.14
Kanalet e shikimit në bazë e bën të lehtë të shikoni
distancën ndërmjet skajit të përparmë të diskut dhe
materialit të punës sa herë që disku vendoset në
thellësinë maksimale të prerjes.
KUJDES:
•
Mos përdorni fletë të deformuar ose të krisur.
Zëvendësojeni me një të re.
•
Mos i vini materialet stivë kur t’i prisni.
•
Mos prisni çelik të forcuar, dru, plastikë, pllaka,
beton etj.
Prisni vetëm çelik të butë, alumin dhe
inoks me diskun e përshtatshëm të sharrës.
•
Mos e prekni diskun, materialin e punës ose ciflat
e prera me duar të zhveshura menjëherë pas
punës; mund të jenë shumë të nxehta dhe mund
t’ju djegin lëkurën.
•
Përdorni gjithmonë disqet e përshtatshme për
punën tuaj.
Përdorimi i disqeve të
papërshtatshme mund të shkaktojë performancë
të dobët të prerjes dhe/ose të paraqesë rrezik për
lëndime personale.
Kufizuesi (vizorja udhëzuese)
(aksesor opsional)
Fig.15
Kufizuesi praktik mundëson prerje të drejta tepër të
sakta. Thjesht rrëshqiteni kufizuesin me ngadalë lart
kundrejt anës së materialit të punës dhe sigurojeni në
pozicion me anë të morsetës në pjesën e përparme të
bazamentit. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi uniforme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Pastroni mbrojtëset e sipërme dhe të poshtme
për t’u siguruar që nuk ka copëza të
grumbulluara metalike, të cilat mund të
pengojnë funksionimin e sistemit të poshtëm
mbrojtës.
Një sistem mbrojtës i ndotur mund të
kufizojë funksionimin e duhur, gjë e cila mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Gjatë
përdorimit të ajrit të komprimuar për heqjen e
copëzave metalike nga mbrojtëset, mbani
mbrojtëse të përshtatshme për sytë dhe
frymëmarrjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Inspektimi i diskut
•
Kontrolloni me kujdes fletën për krisje ose
dëmtime përpara dhe pas përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
Summary of Contents for DCS551
Page 27: ...27 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ...
Page 31: ...31 8 10 15 Makita 9 10 11 12 15 13 ...
Page 32: ...32 14 15 Makita Makita Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 42: ...42 12 13 14 15 16 17 18 19 è 20 21 22 23 24 25 26 27 Њ ENC007 9 1 1 2 3 ...
Page 43: ...43 2 3 4 5 1 2 3 6 50 ゚ C 122 ゚ F 7 8 9 10 1 2 3 10 ゚ C 40 ゚ C 50 ゚ F 104 ゚ F 4 1 B 2 ...
Page 46: ...46 11 12 Њ 15 13 14 15 ...
Page 47: ...47 Њ Makita Makita Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 58: ...58 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 Њ 23 24 25 26 27 Њ ENC007 9 1 џ 1 2 3 2 џ 3 ...
Page 62: ...62 12 Њ 15 13 14 Њ 15 Њ Њ ...
Page 63: ...63 Makita Makita Њ Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 66: ...66 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ...
Page 70: ...70 10 15 Makita 9 10 11 12 15 13 ...
Page 71: ...71 14 15 Makita Makita Makita Makita M5 x 20 5 Makita ...
Page 74: ...74 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ENC007 9 1 1 2 3 2 ...
Page 75: ...75 3 4 5 1 2 3 6 50 ゚ C 122 ゚ F 7 8 9 10 1 2 3 10 ゚ C 40 ゚ C 50 ゚ F 104 ゚ F 4 1 B 2 ...
Page 78: ...78 11 12 15 13 14 15 ...
Page 79: ...79 5 20 5 Makita ...