17
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH101-15
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës
deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë:
Çekiç me kombinim me bateri
Nr. i modelit/ Lloji: DHR241
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e
mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN60745
Dokumentimi teknik ruhet nga përfaqësuesi ynë i
autorizuar në Evropë që është:
Makita International Europe Ltd.
Michigan Drive, Tongwell,
Milton Keynes, Bucks MK15 8JD, England
30.1.2009
000230
Tomoyasu Kato
Director
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, 446-8502, JAPAN
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB046-2
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E ÇEKANIT
RROTULLUES ME BATERI
1.
Mbani mbrojtëse për veshët.
Ekspozimi ndaj
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen.
Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në të
cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur.
Nëse aksesori prerës prek një tel
me rrymë atëherë pjesët metalike të pajisjes
elektrike elektrizohen dhe mund t’i japin punëtorit
goditje elektrike.
4.
Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
5.
Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
vend përpara përdorimit.
6.
Në përdorim normal, vegla është projektuar
që të prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen
lehtësisht, duke shkaktuar prishje ose
aksident. Kontrolloni me kujdes shtrëngimin e
vidave përpara përdorimit.
7.
Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni veglën të
ngrohet për pak kohë duke e përdorur pa
ngarkesë. Kjo do të lehtësojë lubrifikimin.
Funksionimi me goditje është i vështirë pa
pasur nxehjen e duhur.
8.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
9.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10.
Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12.
Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë
njeri.
13.
Mos e prekni punton ose pjesët afër puntos
menjëherë pas veprimit; ato mund të jenë
shumë të nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
14.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.