113
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1. Karikojeni kutinë e baterisë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën e pajisjes dhe karikoni
kutinë e baterisë kur vini re ulje të fuqisë së pajisjes.
2. Asnjëherë mos e rikarikoni kutinë e baterisë të
karikuar plotësisht. Karikimi i tepërt shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3. Karikojeni baterinë në temperaturën e dhomës në
10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni kutinë e nxehtë
të baterisë të ftohet përpara se ta karikoni atë.
4. Karikojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për t’iu referuar në
të ardhmen.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
• Sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të rregulloni ose të kontrolloni funksionet
e pajisjes.
Përdorimi me bateri:
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
• Hiqeni gjithmonë nga priza para se të montoni ose të
hiqni kutinë e baterisë.
• Përdorni vetëm bateri origjinale me jone litiumi Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose baterive
që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë në
marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo
dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë
nga Makita për veglën dhe karikuesin Makita.
•
Mbajeni fort pajisjen dhe kutinë e baterisë kur
montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e pajisjes dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të pajisjes dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim të personit.
• Tregoni kujdes që të mos kapni gishtin(at) mes pajisjes
dhe kutisë së baterisë kur karikoni kutinë e baterisë, si
dhe mes pajisjes dhe kapakut të baterisë kur mbyllni
kapakun e baterisë.
Për të montuar kutinë e baterisë, lironi bllokuesin e
kapakut dhe hapni kapakun e baterisë.
(Fig. 1)
Futni kutinë e baterisë. Bashkërenditni gjuhëzën e
kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën
e sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
Më pas mbylleni kapakun e baterisë.
(Fig. 2)
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë
së baterisë.
KUJDES:
• Montojeni gjithmonë kutinë e baterisë plotësisht në
vendin përkatës. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga pajisja duke ju lënduar juve ose
personin pranë jush.
• Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia
nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterisë (Fig. 3)
(Vetëm për kuti baterie me tregues)
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i mbetur
Ndezur
Fikur
Duke
pulsuar
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Karikojeni baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
• Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të
temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë
paksa nga kapaciteti aktual.
Përdorimi i baterive joorigjinale Makita ose baterive që
janë modifikuar do ta anulojë garancinë e Makita për
pajisjen dhe karikuesin Makita.
Përdorimi me energji AC:
Kur e përdorni pajisjen me energji të alternuar AC,
përdorni kordonin elektrik që është dhënë me pajisjen.
Futni spinën femër te pajisja dhe lidhni spinën mashkull
në një prizë elektrike.
(Fig. 4)
KUJDES:
• Në fillim futni plotësisht spinën femër te pajisja dhe më
pas lidhni spinën mashkull në një prizë elektrike.
• Mbylleni gjithmonë fort kapakun e prizës kur kordoni
elektrik nuk është i lidhur.
SHËNIM: Energjia e alternuar AC nuk e karikon baterinë
e futur në pajisje.
SHËNIM: Edhe kur punon me rrymë të drejtpërdrejtë DC,
pajisja kalon automatikisht në rrymën e alternuar AC kur
lidhet kordoni elektrik.
Summary of Contents for DML811
Page 2: ...2 1 2 1 3 4 3 5 9 5 7 2 5 6 7 8 4 11 10 6 12 8 ...
Page 3: ...3 9 ...