122
ALBANIAN
7. Mbani syze sigurie dhe veshje mbrojtëse
·
Mbani gjithmonë mbrojtje për sytë, maskë kundër
pluhurit, këpucë sigurie kundër rrëshqitjes,
helmetë apo veshje të tjera të detyrueshme ose
të nevojshme kur përdorni këtë pajisje. Nëse nuk
veproni ashtu mund të shkaktoni lëndime.
8. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
·
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin fikur
përpara se ta lidhni me burimin e energjisë dhe/
ose paketën e baterisë, apo përpara se të ngrini
ose të mbani veglën. Mbajtja e veglave elektrike
me gishtin në çelës bëhet shkak për aksidente.
9. Siguroni materialin e punës.
·
Përdorni kapëse ose një mandrino shtrënguese
për të mbajtur materialin e punës. Kjo liron të dyja
duart për të mbajtur, kontrolluar dhe përdorur siç
duhet veglën. Nëse nuk e siguroni mirë materialin
e punës, mund të rezultojë në lëndime.
10. Shkëputni furnizimin me energji të veglave
duke hequr baterinë dhe duke aktivizuar
bllokimin e këmbëzës së çelësit, sa herë që
ndodh një prej situatave të mëposhtme.
·
Vegla nuk është në përdorim ose po i nënshtrohet
shërbimit.
·
Po zëvendësohet ndonjë pjesë, si p.sh. fleta.
·
Ekziston një rrezik i njohur.
Nëse nuk veproni kështu, mund të shkaktohet
vënie aksidentale në punë dhe dëmtim ose
lëndim.
11. Përdorni vetëm aksesorët ose shtesat e
specifikuara.
·
Përdorni vetëm aksesorët ose shtesat e
përshkruara në Manualin e përdorimit dhe në
katalogun e Makita. Përdorimi i aksesorëve ose
shtesave të tjera mund të rezultojë në aksident
ose lëndim.
12. Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit sepse ajo
mund të shpërthejë ose të krijojë substanca
helmuese.
13. Në kushte keqpërdorimi, mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin.
·
Nëse aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me
ujë të pastër.
·
Nëse lëngu kontakton me sytë, shpëlajeni me
ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë ndihmë
mjekësore sepse mund të shkaktohet humbje e
shikimit.
14. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Ekziston
rreziku i mbinxehjes që mund të rezultojë në
djegie dhe madje shpërthim.
KUJDES
1. Siguria në zonën e punës
·
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar
mirë. Zonat e ngarkuara ose të errëta provokojnë
aksidente.
2. Mbajini larg fëmijët dhe personat aty pranë
ndërkohë që përdorni veglën elektrike.
Shpërqendrimi mund të shkaktojë humbje të
kontrollit.
3. Ruajini siç duhet veglat elektrike të fikura.
·
Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve dhe
mos i lejoni personat që nuk e njohin veglën ose
këto udhëzime ta përdorin atë. Veglat elektrike
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të
pakualifikuar.
·
Mos e mbani veglën dhe baterinë në vende ku
temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C
(122 °F), si p.sh. kuti metalike ose në makinë gjatë
verës.
Kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë ose rezulton në tym dhe zjarr.
4. Mos ushtroni forcë mbi veglat elektrike.
·
Përdoreni veglën me shpejtësinë e duhur dhe për
qëllimin për të cilin është prodhuar vegla. Prerja
tepër e shpejtë mund të rezultojë në dëmtime ndaj
veglës ose lëndime personale.
·
Mos e përdorni veglën në mënyrë të tillë që mund
të shkaktojë bllokimin e motorit. Kjo mund të
rezultojë në tym ose zjarr.
5. Përdoreni veglën elektrike për përdorimin e
duhur.
·
Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe fletët e
saj sipas këtyre udhëzimeve, duke pasur parasysh
kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Mos e
përdorni për diçka që duhet kryer me një vegël të
madhe. Përdorimi për përdorime që janë ndryshe
nga ato për të cilat është prodhuar, mund të
rezultojë në lëndime personale.
6. Vishuni siç duhet.
·
Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani
bizhuteri. Mbajini flokët, rrobat dhe dorezat larg
pjesëve lëvizëse. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose
flokët e gjatë mund të kapen në pjesët lëvizëse.
·
Vishni doreza gome dhe këpucë sigurie që nuk
rrëshqasin kur e përdorni veglën elektrike jashtë.
Dorezat ose këpucët e rrëshqitshme mund të
rezultojnë në lëndime personale.
7. Mos e keqpërdorni kordonin e karikuesit.
·
Asnjëherë mos e përdorni kordonin për ta
transportuar, për ta tërhequr ose për ta hequr
veglën nga priza.
·
Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit,
pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse.
·
Sigurohuni që kordoni të ndodhet aty ku nuk mund
të shkelet, ku nuk mund të pengoheni apo ndryshe
të mos u nënshtrohet dëmtimeve apo tensioneve.
Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë
rrezikun e goditjes elektrike ose zjarrit.
8. Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
·
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin. Kjo mundëson kontroll
më të mirë të veglës elektrike në situata të
papritura.
9. Mirëmbajini veglat elektrike.
·
Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të
mprehta kanë më pak mundësi të përthyhen dhe
kontrollohen më lehtë. Fletët e dëmtuara mund të
shkaktojnë lëndim personal.
·
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe
graso. Dorezat e rrëshqitshme mund të rezultojnë
në lëndime personale.
Summary of Contents for DSC251
Page 3: ...3 1 Fig 8 1 Fig 9 1 Fig 10 1 2 3 4 5 8 6 7 Fig 11 1 Fig 12 1 Fig 13 ...
Page 4: ...4 1 Fig 14 ...
Page 177: ...177 ...
Page 178: ...178 ...
Page 179: ...179 ...