126
ALBANIAN
Mirëmbajtja
17. Nëse ka ndonjë deformim, krisje ose dëmtim
në sharrën me majë, ndaloni punën. Vazhdimi
i punës në kushte të tilla do të dëmtojë më tej
sharrën me majë e cila mund të thyhet. Copëzat e
thyera që nxirren mund të shkaktojnë lëndime të
rënda personale.
18. Mbani dhe përdorni vetëm sharrat me majë që
janë në gjendje të mirë dhe fletë të mprehta dhe të
pastra.
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë vishni pajisje
mbrojtëse; syze sigurie, këpucë sigurie, maskë
kundër pluhurit dhe helmetë.
PARALAJMËRIM:
Përdorni vetëm sharrë me
majë të furnizuar nga Makita. Përdorimi i pjesëve
që nuk janë nga Makita mund të dëmtojë veglën
dhe mund të rezultojë në aksidente të rënda ose
lëndime.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10.
Bateritë e përfshira të litiumit, iu nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme.
Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me gjasë
më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e karikuar
plotësisht. Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë
e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni kutinë
e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta
ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
EMRAT E PJESËVE
►
Fig.1:
1.
Bateria
2.
Motori
3.
Mbajtësja e qeses së
pluhurit
4.
Dalja
5.
Udhëzuesi
6.
Sharra me
majë
7.
Doreza
8.
Butoni i bllokimit
9.
Çelësi
Summary of Contents for DSC251
Page 3: ...3 1 Fig 8 1 Fig 9 1 Fig 10 1 2 3 4 5 8 6 7 Fig 11 1 Fig 12 1 Fig 13 ...
Page 4: ...4 1 Fig 14 ...
Page 177: ...177 ...
Page 178: ...178 ...
Page 179: ...179 ...