28 ALBANIAN
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës/trapanit/rrotës së
dhëmbëzuar
►
Fig.11
Përdorni vetëm majën e kaçavidës/trapanit/çelësit
që tregohen në figurë. Mos përdorni asnjë majë tjetër
kaçavide/trapani/çelësit.
Për vegël me vrimë të cekët të puntos
A=12 mm
B=9 mm
Përdorni vetëm këtë lloj puntoje.
Ndiqni procedurën (1).
(Shënim) Maja nuk nevojitet.
Për vegël me vrimë të thellë të puntos
Për të instaluar këto lloje puntosh,
ndiqni procedurën (1).
Për të instaluar këto lloje puntosh,
ndiqni procedurën (2).
(Shënim) Maja nevojitet për
vendosjen e puntos.
A=17 mm
B=14 mm
A=12 mm
B=9 mm
1. Për ta instaluar majën, tërhiqni bokullën dhe futeni
majën deri në fund në bokull. Më pas lëshojeni
bokullën për të siguruar majën.
►
Fig.12:
1.
Punto
2.
Bokulla
2.
Për ta vendosur punton, fusni përshtatësin
e puntos dhe punton në bokull deri në fund.
Përshtatësi i puntos duhet të futet në bokull dhe
ana e saj e mprehur të jetë drejtuar nga brenda.
Më pas lëshojeni bokullën për ta siguruar punton.
►
Fig.13:
1.
Punto
2.
Pjesë e puntos
3.
Bokulla
Për ta hequr majën, tërhiqni bokullën në drejtim të
shigjetës dhe tërhiqeni majën jashtë me forcë.
KUJDES:
•
Mos e prekni majën e trapanit menjëherë
pas përdorimit, sepse është e nxehtë.
Zëvendësojeni majën e trapanit pasi të jetë
ftohur.
SHËNIM:
•
Nëse maja nuk futet aq thellë sa duhet në
bokull, ajo nuk do të kthehet në pozicionin
fillestar dhe maja nuk do të jetë e sigurt. Në
këtë rast, përpiquni të fusni sërish majën sipas
udhëzimeve të mësipërme.
•
Pas instalimit të puntos, sigurohuni që është
siguruar fort. Nëse ajo del, mos e përdorni për
së dyti.
Grepi (aksesor shtesë)
►
Fig.14:
1.
Brazda
2.
Grepi
3.
Vida
KUJDES:
•
Kur instaloni grepin, shtrëngojeni vidën fort.
Mos-shtrëngimi i vidës mund të shkaktojë
prishje të veglës ose lëndime personale.
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
PËRDORIMI
►
Fig.15
KUJDES:
•
Futeni gjithmonë deri në fund kutinë e baterisë,
derisa të bllokohet në vend me kërcitjen
karakteristike. Nëse shikoni treguesin e kuq
në anën e sipërme të butonit, ajo nuk është e
bllokuar plotësisht. Instalojeni plotësisht derisa
treguesi i kuq të mos shihet. Në të kundërt, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë jush.
•
Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet,
mos e përdorni veglën për 15 minuta derisa të
vazhdoni me një bateri të re.
Regjimi i trapanit me goditje
KUJDES:
•
Kur ndryshoni regjimin e punës në regjimin e
trapanit me goditje kontrolloni gjithmonë që
vegla godet duke shtrënguar vidat e drurit.
Nëse regjimi i punës nuk është ndryshuar
krejtësisht, vegla i përdredh dorën përdoruesit
duke e lënduar.
Vendosja e vidave
Mbajeni veglën pa e lëvizur dhe vendosni majën e
kaçavidës në kokën e vidës. Ushtroni presion shtytës
mbi vegël deri në masën që maja të mos rrëshqasë nga
vida dhe ndizni veglën për të nisur punën.