31
ALBANIAN
Pajisje për mbrojtje personale
►
Fig.1
►
Fig.2
1.
Vishuni siç duhet. Rrobat që vishni duhet të
jenë funksionale dhe të përshtatshme, pra
duhet të jenë të ngjitura pas trupit, por jo aq sa
t'ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose rroba
që mund të ngatërrohen me barin e lartë. Mbani
kapele mbrojtëse për të mbledhur flokët e gjatë.
2.
Gjatë përdorimit të veglës, mbani gjithmonë
këpucë të forta me shuall që nuk rrëshqet.
Kjo ju mbron nga lëndimet dhe siguron një
mbështetje të mirë.
3.
Mbani syze ose syze mbrojtëse.
Siguria elektrike dhe e baterisë
1.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni
veglën në vende të lagështa ose të lagura dhe
mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në vegël
mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
2.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund
të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një
paketë tjetër baterie.
3.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund
të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
4.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri pol tek tjetri. Krijimi
i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
5. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt
me sytë, kërkoni ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë
nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
6.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
7.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund
të dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë
toksik nëse gëlltitet.
Ndezja e veglës
►
Fig.3
1.
Sigurohuni që të mos ketë fëmijë ose persona
të tjerë deri në 15 metra rreth vendit të punës
(50 ft), gjithashtu bëni kujdes që të mos ketë
kafshë në afërsi të vendit të punës. Në të
kundërt, ndaloni përdorimin e veglës.
2.
Kontrolloni gjithmonë që vegla të jetë e sigurt
për përdorim para se ta përdorni. Kontrolloni
sigurinë e veglës prerëse, të mbrojtëses dhe
levës/këmbëzës së çelësit për veprim të lehtë
dhe të duhur. Kontrolloni që dorezat të jenë të
pastra dhe të thata dhe testoni funksionin e
ndezjes/fikjes të çelësit.
3.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara përpara përdorimit
të mëtejshëm të veglës. Mbrojtësja ose ndonjë
pjesë tjetër që është dëmtuar duhet të kontrollohet
me kujdes për të përcaktuar që punon siç duhet
dhe kryen funksionin e synuar. Kontrolloni
bashkërenditjen e pjesëve lëvizëse, lidhjen e
pjesëve lëvizëse, prishjen e pjesëve, montimin
dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të ndikojë në
funksionimin e saj. Mbrojtësja ose ndonjë pjesë
tjetër e dëmtuar duhet të riparohet siç duhet ose të
ndërrohet nga qendra jonë e autorizuar e shërbimit,
përveçse udhëzohet ndryshe diku tjetër në manual.
4.
Ndizni motorin vetëm kur t’i keni duart dhe
këmbët larg veglës prerëse.
5.
Përpara se të nisni punën, sigurohuni që vegla
prerëse të mos jetë në kontakt me objekte
të forta si degë, gurë etj., përndryshe vegla
prerëse do të rrotullohet kur ta ndizni.
Metoda e përdorimit
1.
Mos e përdorni makinerinë me mbrojtëse të
dëmtuar ose pa mbrojtëse.
2.
Përdoreni veglën vetëm në dritë dhe
shikueshmëri të mjaftueshme. Gjatë stinës së
dimrit bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme
ose të lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik
rrëshqitjeje). Sigurohuni gjithmonë që të keni
mbështetje të mirë të këmbëve.
3.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
me veglën prerëse.
4.
Mbajini duart dhe këmbët larg pjesëve prerëse
në çdo kohë dhe në veçanti kur ndizni motorin.
5.
Kurrë mos prisni mbi lartësinë e belit.
6.
Mos qëndroni asnjëherë në shkallë kur
përdorni veglën.
7.
Asnjëherë mos punoni në sipërfaqe të
paqëndrueshme.
8.
Mos e kaloni lartësinë e trupit. Mbani në çdo
moment mbështetje të duhur të këmbëve dhe
ruani ekuilibrin.
9.
Siguroni gjithmonë mbështetje të mirë të
këmbëve të terrene të pjerrëta.
10.
Mos vraponi asnjëherë, ecni.
11.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjeni brenda
zonës së punës. Grimcat e huaja mund të dëmtojnë
veglën prerëse dhe mund të shkaktojnë zhvendosjen
e saj duke rezultuar në lëndime serioze.
12.
Mos prekni kurrë pjesë të rrezikshme në lëvizje
përpara se pajisja të shkëputet nga priza dhe pjesët
e rrezikshme në lëvizje të kenë ndaluar tërësisht.
13.
Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte
të tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
14.
Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet
të ketë arritur shpejtësi të plotë përdorimi.
15.
Mbajeni veglën gjithmonë me të dyja duart gjatë
punës. Mos e mbani kurrë veglën vetëm me një
dorë gjatë përdorimit. Sigurohuni gjithmonë që
të keni mbështetje të mirë të këmbëve.
16.
Të gjitha pajisjet mbrojtëse si mbrojtëset që ofrohen
me veglën duhet të përdoren gjatë përdorimit të saj.
17.
Me përjashtim të rasteve të emergjencës, mos
e lëshoni ose hidhni kurrë veglën në tokë
sepse kjo mund ta dëmtojë rëndë veglën.